14.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga sigurimet më të nevojshme tek pensioni privat/ Si ta nisim vitin...

Nga sigurimet më të nevojshme tek pensioni privat/ Si ta nisim vitin me “këmbën e mbarë”

Sezoni i festave mbaroi. Pasi gëzuam me më të dashurit tanë, të gjithë duhet të jemi gati për një vit të ri, të gjatë dhe që herë pas here ka edhe të papritura.

Teksa pasiguritë janë shtuar së tepërmi, e keni pyetur veten se “çfarë më nevojitet për të qenë i qetë, mendërisht dhe financiarisht, në rast ngjarjesh të papritura dhe aksidentale?

Sigurimet, do të ishte përgjigja e duhur.

Ka shumë arsye pse të qënurit i siguruar ka rëndësi dhe në artikullin e mëposhtëm do trajtojmë disa prej tyre.

Ndikimi i ndryshimeve klimatike/ Stuhitë ‘të padëgjuara’ bëhen më të zakonshme

Për shkak edhe të ndryshimeve klimatike, natyra po bëhet më pak e parashikueshme dhe shumë më e dhunshme.

Shembujt më të freskët janë përmbytjet dhe stuhitë që prekën Greqinë, Italinë, Bullgarinë, Slloveninë dhe së fundmi Libinë ku dëmet në njerëz dhe prona ishin kolosale.

Shkencëtarët paralajmërojnë se teksa klima ngrohet, stuhitë që dikur mendohej se ishin jashtëzakonisht të rralla, priten të bëhen më të shpeshta.

Çfarë duhet të bëjmë?

Sigurimi i Pronës

Shtëpia është padyshim ndër gjërat më të rëndësishme dhe investimi më i madh i jetës tonë.

Cilat janë rreziqet me të cilat përballet shtëpia?

Imagjinoni nëse shtëpia juaj dëmtohet gjatë përmbytjeve. Jo vetëm që do të humbisni shtëpinë tuaj, por gjithashtu do të rëndoheni financiarisht dhe emocionalisht. Pa sigurimin e duhur të shtëpisë, ju do të mbeteni duke mbledhur fonde për të shlyer kredinë apo për ta rinovuar atë.

Sigurisht, sigurimi i shtëpisë mund t’ju mbrojë edhe nga gjërat më të zakonshme si rrjedhjet e tubave dhe dëmtimi i pronës nga fenomene të tjera të ndryshme, të paparishikuara, kështu që një mbulim gjithëpërfshirës ju ndihmon të mbroni banesën, investimin më të madh të jetës tuaj.

DËMET QË MBULON SIGURIMI I SHTËPISË

Sigurimi i Shtëpisë mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:

  • Zjarrit
  • Rrufesë
  • Eksplozionit
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart, etj.

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

LEXO EDHE: Partneri ideal i sigurimeve/ Prona vijon ti besohet masivisht SIGAL UNIQA-s

Sigurimi i Biznesit

Pavarësisht nëse keni një biznes të konsoliduar, apo jeni në hapat e para të ngritjes së aktivitetit tuaj; nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun që të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj.

Sigurimi i Biznesit ofron mbrojtje financiare për bizneset në rast të dëmtimit ose humbjes së pronës së tyre nga zjarri, përfshirë ndërtesat, pajisjet, inventarin dhe asetet e tjera.

Çmim i përballueshëm nga çdo klasë e shoqërisë dhe mundësi blerje online.

Sigurimi i Pronës kushton duke nisur nga 5,000 Lekë në vit dhe mund të blihet fare thjeshtë edhe ONLINE.

 

Por një vëmendje të veçantë kërkon edhe shëndeti ynë dhe i më të dashurve tanë.

Sigurimi i Shëndetit

Sigurimi privat i shëndetit është mundësi për mbulimin 100% të kostove financiare që duhet të përballojë çdo individ në rast sëmundje të papritur.

Sot, secili prej nesh, pavarësisht gjendjes ekonomike, mund të ketë një sigurim privat shëndeti duke i hequr vetes barrën financiare në rast sëmundjeje dhe nevoje për të komunikuar me një mjek të licensuar.

SIGAL UNIQA Group Austria mundëson një sërë paketash që nisin me check up-in vjetor e për të vijuar me ato më specifiket dhe që mbulojnë sëmundjet më serioze, Jetë Plus apo Sigurimi anti-Tumor.

Njihuni KËTU me gamën e gjerë të produkteve në sigurimin e shëndetit që ofron kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri.

Po mendoni të siguroni edhe automjetin tuaj, edhe atëherë kur ju jeni fajtori? Apo doni ta mbroni atë nga fatkeqësitë natyrore dhe aktet keqdashëse? Edhe kjo e ka një zgjidhje.

Siguracioni KASKO, është i vetmi siguracion automjeti që mbulon gabimet tuaja, gabimet e të tjerëve por dhe gabimet e natyrës!

 

Çfarë mbulon KASKO?

  • Dëmtime Aksidentale
  • Thyerja e xhamave
  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion
  • Vjedhja e pjesshme ose e plotë
  • Dëmtim ne parkim nga mjet tjetër
  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

Llogarit dhe porosit online Siguracionin KASKO vetëm me një KLIK.

Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar ne kthejmë banesat, automjetet dhe bizneset tona në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

Por mos harroni të mendoni edhe për të ardhmen tuaj.

Pensioni Privat është një prej elementëve më të rëndësishëm për të patur një pleqëri të qetë nga ana financiare.

Ligji i ri “Për fondet e pensionit privat” tashmë ka hyrë në fuqi duke sjellë rritje të ndjeshme të përfitimeve fiskale dhe jo vetëm për këdo që, përveç pensionit shtetëror, kontribuon edhe në një fond privat.

Çfarë avantazhesh ka sistemi privat i pensioneve?

  • Ofron kushte më të favorshme moshe e vjetërsie në punë 5 vite para mbushjes së moshës në shtet ;
  • Ofron përfitime më të mëdha sesa skemat shtetërore pasi fondet investohen dhe kane një interes vjetor të lartë ;
  • Kontributi zbritet nga të ardhurat personale të anëtarit për efekt tatimi;
  • Fitimi që realizohet nga investimi i aseteve nuk i nënshtrohet tatimit gjatë investimit ;
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit janë pronë e tij;
  • Në rast humbjeje jete asetet e anëtarit janë të trashëgueshme
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij vlerësohen shpenzim operativ, i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, tahshme me ndryshimin e ligjit e barabartë me pagën minimale vjetore 480,000 lekë”; 

Sa duhet të paguaj për tu anëtarësuar?

Sa të dëshironi. Shuma minimale e kontributit fillon nga 1,000 lekë në muaj. Por sa më herët të filloni aq më i mirë është investimi dhe si rrjedhojë edhe përfitimi në moshën e pensionit.

LEXO EDHE: Rimodelimi i Pensioneve Private/ Si ndikon ligji i ri në të ardhurat tuaja

Pse duhet të zgjidhni SIGAL UNIQA?

Më e madhja dhe më e besuara: SIGAL UNIQA, aktive në treg që prej vitit 1999, është kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri me numrin e klientëve që rritet vit pas viti.

Këtë e tregon edhe raporti më i fundit nga AMF, sipas së cilës, SIGAL UNIQA mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar në Sigurimet e Jetës dhe Jo Jetës, në ato të detyrueshme dhe vullnetare.

Kthejini diellin jetës suaj duke u siguruar!

Merrni një ofertë tani duke shkruar në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 0686062829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat