19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDyfishohen rastet e reja me diabet/ Mjekët: Po preken edhe 25-vjeçarët

Dyfishohen rastet e reja me diabet/ Mjekët: Po preken edhe 25-vjeçarët

Rastet e reja me diabet gati po dyfishohen vitet e fundit.

Mjekët endrokrinologë japin alarmin për një shtim të ndjeshëm të pacientëve me sëmundjen e heshtur.

“Nëse më përpara ishte 3,4,5 mijë raste, tashmë kemi 7 mijë raste të reja me diabet. Nëse vijon me këtë shifër, për 10 vite numri i personave të diagnostikuar në Shqipëri do jetë 120 mijë persona”, thotë për Klan endokrinologu, Florion Toti.

Në Shqipëri rezultojnë rreth 93 mijë raste, por mjekët ngrenë shqetësimin për numrin e lartë të pacientëve të padiagnostikuar.

LEXO EDHE: Parandalimi i sëmundjeve/ Si na shërben “CHECK UP-i sipas Protokollit Japonez”

“Janë rreth 93 mijë pacientë që marrin trajtim për diabet. Por duhet patur parasysh që diabeti ashtu si shumë sëmundje të tjera kronike, janë sëmundje të heshtura, që nuk kanë shenja dhe një pjesë e madhe e rasteve që janë me diabet janë të pa diagnostikuar, shifër që mund të jetë 30-70 % e atyre që janë të diagnostikuar.  Dhe nga ana tjetër kemi një numër të madh pacientësh që janë me prediabet, që nuk plotësojnë kriteret për t’u quajtur diabet, por nuk i kanë as vlerat eglicemisë normale dhe nëse këta nuk bëjnë kujdes të ndryshojnë mënyrën e jetesës ka mundësi që 5-10 vitet në vijim të kthehen në diabet. Nga viti 2005-2006 që është bërë studimi i parë ka qenë 30 mijë persona, sot flasim për një shifër trefish më të lartë brenda 20 vitesh”, shton Toti.

LEXO EDHE:

Sipas bluzave të bardha, faktori kryesor, ai i plakjes së popullsisë po ndikon në rritjen e kësaj sëmundshmërie.

“Një faktor i rëndësishëm është plakja e popullatës, po futemi në atë grupmoshë që diabetin e ka pjesë të sëmundshmërisë, rritja e sedentarizmit dhe mungesa e aktivitetit fizik, nga ana tjetër janë zakonet e të ushqyerit. Diabeti tip 2, që dikur fillonte pas moshës 40 vjeç, sipas endokronologëve sot po fillon që nga mosha 25 vjeç”, shprehet më tej endokrinologu.

Për ketë arsye mjekët rekomandojnë matjen e glicemisë në mënyrë që sëmundja të kapet herët dhe të trajtohet, duke shmangur kthimin në një person diabetik.

LEXO EDHE: “Karta e Kujdesit Shëndetësor”, më shumë mbrojtje me shumë pak shpenzime

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat