19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVijojnë mashtrimet online, kujdes me mesazhe të tilla në celularët tuaj

Vijojnë mashtrimet online, kujdes me mesazhe të tilla në celularët tuaj

Mesazhe të dyshimta në telefona, WhatsApp apo forma të tjera, të cilat priren t’ju udhëzojnë që të klikoni në një link që qartësisht prek sigurinë tuaj, vazhdojnë të rrezikojnë sigurinë e shqiptarëve online.

Gjatë vitit 2023, në rang vendi janë 765 raste të evidentuara të veprave penale që u përkasin krimeve kibernetike, nga të cilat 54% janë zbuluar me 440 autorë.

Por çfarë duhet pasur parasysh kur vijnë mesazhe të tilla, për t’i shpëtuar një rreziku të mundshëm?

Eksperti i IT Tomi Kallanxhi thotë për “Monitor” se, ka shumë site online që shesin të dhënat e shteteve të ndryshme, të dhëna të cilat përfshijnë numra telefoni, adresa rrjetesh sociale apo edhe adresa banesash.

Ky është një sulm që në gjuhën teknologjike quhet spam”, thotë ai.

I pyetur se cilat janë mekanizmat mbrojtës, z. Kallanxhi shprehet se nuk ka dhe se mbrojtja më e mirë është ndërgjegjësimi i individëve për sigurinë e lundrimit të tyre online dhe të informacioneve që shpërndajnë.

Nëse njerëzit nuk presin një pako nuk kanë pse klikojnë për të marrë një pako në rastin konkret dhe kështu me radhë me rastet e ngjashme“, thotë Kallanxhi.

Eksperti i IT u bën thirrje qytetarëve që të mos t’ju përgjigjeni mesazheve të tilla dhe të mos bien pre e mashtrimeve online. Sipas evidencave që dispononte, spam-e të tilla vijnë kryesisht nga vendet ruse.

Gjatë vitit 2023 pati një rritje 40% krahasuar me vitin 2022 sa u përket rasteve të mashtrimeve online, sipas statistikave të bëra publike nga Policia e Shtetit.

Vetëm dy javë më parë, Guvernatori Sejko, gjatë aktivitetit të Javës së Parasë, theksoi nevojën për të përqafuar një qasje të përgjegjshme për administrimin e financave personale, por edhe duke qenë të vetëdijshëm për rreziqet potenciale.

Dy muaj më parë, me anë të një njoftimi, Policia e Shtetit vuri në dukje këtë problematikë, duke theksuar se autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i mesazhit nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.

Raste të tjera

Raste të tjera ndodhin kur pranojmë email-e të ndryshme nga njerëz të panjohur me email të paidentifikuar, por me përmbajtje manipulative, duke filluar me prezantim e pastaj me ofertë për bashkëpunim, apo të shpeshta janë rastet kur flitet për një testament, keni fituar para, e situata të ngjashme.

Kërkesa këtyre manipulatorëve kibernetikë është që të dërgojnë të dhënat, një kartelë banke, një dokument identifikimi e gjëra të tilla që janë të nevojshme për t’i realizuar qëllimet e tyre.

Ndaj, kujdesi se çfarë publikojmë në rrjete sociale apo çfarë informacionesh klikojmë, është i domosdoshëm. Përmes, një fotoje të dokumentit të identifikimit ka raste që persona të ndryshëm kanë tërhequr edhe kredi bankare, ose përmes blerjeve online janë marrë numrat e kartave etj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat