19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeFoto LajmeFOTO/ 10 stacionet e trenit më të vlerësuar në Europë

FOTO/ 10 stacionet e trenit më të vlerësuar në Europë

Pavarësisht, nëse jeni duke filluar një udhëtim me tren apo po shkoni nga një platformë në tjetrën, në një udhëtim super luksoz, shpeshherë mund të mos e vini re sa të bukur janë disa nga stacionet e trenit të Europës.

Sigurisht, një stacion treni, ku është e lehtë për t’u orientuar dhe ku oraret janë të përpikta, është shumë i mirë, por ata stacione, që kombinojnë shërbimet me stilin arkitektonik, janë stacionet më mbresëlënëse.

Bounce, një platformë për ruajtjen e bagazheve, ka bërë disa kërkime, për të gjetur se cilat stacione europiane janë më të mirat (më konkretisht, cilat janë më të vlerësuarat në Google)

Amsterdam Centraal kryeson renditjen. Duke shënuar 4.5 nga 5, ky stacion është i mbushur me madhështinë e arkitekturës gotike, rilindase dhe moderne, dhe është një qendër shumë e vizituar nga turistët dhe udhëtarët, falë vendndodhjes së tij.

Në vendin e dytë, është Zürich Hauptbahnhof, i cili, është popullori në Europë. Stacioni ka një vlerësim prej 4.4 në Google, vlerësim i barabartë me Utrecht Central.

Vendin e katërt e ndajnë Berlin Hauptbahnhof,  dhe stacionet Liverpool Street, Victoria dhe Waterloo në Londër, të cilët shënuan 4.3.

Më poshtë janë 10 stacionet e trenit më të vlerësuar në Europë:

Amsterdam Centraal

Zürich Hauptbahnhof

Utrecht Centraal

Berlin Hauptbahnhof

Liverpool Street

London Victoria

London Waterloo

Torino Porta Nuova

Stacioni Qendror i Helsinkit

Milano Centrale

Madrid Atocha

Po ju, sa nga këta stacione treni keni vizituar apo do të dëshironit të vizitonit?/Timeout 

LEXO EDHE: “Udhëtojmë më mirë së bashku”/ 84% e shqiptarëve që udhëtojnë jashtë Shqipërisë zgjedhin SIGAL UNIQA-n

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat