19.5 C
Tirana
Wednesday, May 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKlinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck”, dy ditë në Divjakë/ Vizita dhe...

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck”, dy ditë në Divjakë/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

SIGAL UNIQA Group Austria, përveç se një kompani sigurimesh, prej vitesh kontribuon për qytetarët në forma të ndryshme.

Prej vitit 2015 SIGAL UNIQA ka ndërtuar “SIGAL UNIQA Vital Truck”, klinika shëndetësore lëvizëve, e vetmja në llojin e saj në Shqipëri dhe rajon duke ofruar për qytetarët në zona të ndryshme të vendit vizita dhe ekzaminime falas.

Këtë fundjavë, ditën e premte dhe të shtunë (19 dhe 20 Prill) “SIGAL UNIQA Vital Truck” do të stacionohet në qendër të qytetit të Divjakës ku stafi profesional i saj do të ofrojë shërbime falas për banorët e zonës.

ÇFARË SHËRBIMESH OFRON “SIGAL UNIQA VITAL TRUCK”?

– Vizitë dhe konsultë me mjek të përgjithshëm

– Vizitë dhe konsultë me mjek specialist

– Vlerësim dhe ekzaminim i gjëndjes së përgjithshme: BMI-peshë-gjatësi,

– Matje e nivelit të sheqerit në gjak,

– Matje e oksigjenit në gjak

– Vizitë e syve dhe veshit për probleme akute/infeksione, etj.,

– Elektrokardiograma e zemrës, matje e tensionit dhe e  frekuencës së zemrës

– Echo abdominale,

– Matje e kapacitetit vital të mushkërive, spirometry Etj.

Me këtë organizim SIGAL UNIQA Group Austria përpiqet që të përcjellë mesazhin që çdo njeri të jetë i kujdesshëm për shëndetin e tij sepse kur sëmundjet shfaqen kurimi i tyre bëhet më i vështirë. Ky është edhe misioni i Klinikës Lëvizëse.

Ndaj kompania ju fton qytetarët e Divjakës ta shfrytëzojnë këtë mundësi të artë.

SIGAL UNIQA Group Austria është kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon dhe e para që futi në treg sigurimin privat të shëndetit. Ndërsa sot e kryeson atë duke ofruar për mbi 1.2 milionë klientët e saj në 3 shtete, Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut, produket më të mira dhe novatore të sigurimit dhe kjo vizitë e Klinikës Lëvizëse është edhe një mundësi e mirë për banorët e zonës për tu njohur me ato çfarë ofron kjo kompani sigurimi.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

Web:www.sigal.com.al

E-mail:[email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: “Më shumë shërbime të kujdesit shëndetësor nga një burim i vetëm”, Brandstetter: Po investojmë rreth 50 milionë euro çdo vit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat