15.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLIGA UNIKE për Meshkuj shkon në Mitrovicë/ Trepça mposht Yllin në Vlorë

LIGA UNIKE për Meshkuj shkon në Mitrovicë/ Trepça mposht Yllin në Vlorë

Finalja e veprimtarisë së përbashkët të basketbollit midis Shqipërisë dhe Kosovës, “LIGA UNIKE Lajthiza”, Trepça-Golden Eagle Ylli, u mbyll me fitoren e skuadrës nga Mitrovica.

Sfida e luajtur në Pallatin e Sportit “Flamurtari” në Vlorë u nis më mirë nga Ylli, duke e fituar 10-minutëshin e parë me 8 pikë epërsi, 19-11.

Ndërsa pjesa e parë përfundoi me epërsinë e minimale prej vetëm 1 pike të skuadrës së Yllit 34-33.

Por Ylli do të dalë një skuadër më e motivuar nga dhomat e zhveshjeve, teksa e ka fituar 10-minutëshin e 3-të, 18-13, duke kryesuar kështu pas një gjysmë ore lojë me 6 pikë epërsi, 52-46.

Por 10-minutëshi i katërt dhe i fundit ka parë skuadrën nga Mitrovica të mos dorëzohet dhe të luftojë deri në fund, pasi e ka fituar atë, 21-14, dhe gjithë ndeshjen 67-66, duke siguruar kështu triumfin në finalen e Ligës Unike në basketboll për meshkuj.

Trepça i bashkohet kështu Yllit dhe Pejës si një nga fitueset e këtij kompeticioni.

LEXO EDHE“LIGA UNIKE, një ëndërr”/ Ponari: Qeveria të mbështesë basketbollin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat