19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRevista franceze: “Shqipëria, princesha e re e Lindjes”

Revista franceze: “Shqipëria, princesha e re e Lindjes”

Revista “Aeroportet e Parisit”, në botimin për periudhën prill-maj Qershor 2024, i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike.

Revista e cilëson Shqipërinë si princeshën e re të Lindjes pasi ofron pamje magjepsëse ku ndërthuren malet me detin.

Ky vend është një thirrje në aventura për dashamirësit e natyrës së egër dhe vijës së qetë bregdetare.

Kopertina kryesore e reportazhit është pamja ajrore e Sarandës me Kalanë e Lëkuresit në Jug.

Destinacioni i parë që rekomandohet për të mos u humbur gjatë udhëtimit në Shqipëri është Parku Kombëtar i Liqenit të Shkodrës. Peizazhe, ujëra që të lënë pa frymë dhe malet në sfond.

Në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, natyra bën një shfaqje rreth liqenit më të madh në Ballkan. Kjo parajsë natyrore, mund të vizitohet në këmbë, me biçikletë ose me varkë për të shijuar ekosistemet natyrore, por edhe shumëllojshmërinë e shpendve. Ndërkohë që nuk duhet humbur edhe pamja panoramike e gjithë rajonit përreth, nga kalaja e Rozafës,  themelet e së cilës kanë 4000 vjet.

Një vëmendje të veçantë në kiëtë artikull i është dhënë edhe Dhërmiut.

Ky fshat bregdetar në rivierën shqiptare i ka të gjitha, josh me plazhet e tij të bukura me rërë të bardhë. Mund të shijoni aktivitetet në natyrë, shtigjet dhe ecjet buzë detiti për të admiruar ujërat e detit Jonian dhe malet përreth, ndërsa shkëmbinjtë ftojnë ngjitje dhe eksplorim. Po ashtu rekomandohet që të bëhet një udhëtim me varkë drejt gjirit të Gjipesë, ose mund të arrihet edhe duke ecur përgjatë grykës së kanionit.

Revista “Aeroportet e Parisit”, rekomandon vizitën në kanionin e Osumit, ku muret e saj vertikale,të gërryer nga era dhe uji për miliona vjet ofrojnë pamje madhështore. Po ashtu rekomandohet edhe një vizitë në qytetin e Gjirokastrës, i cili është renditur si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Nuk ka asgjë si shëtitja nëpër rrugët e saj të ngushta dhe për të shijuar pazarin e vjetër.

Një tjetër destinacion që rekomandohet është edhe kalaja e Krujës, e cila është më pak se një orë nga Tirana. Mes perlave që duhet të vizitohen është edhe parku arkeologjik i Butrintit, i cili dëshmon për praninë e njeriut që nga lashtësia. Ky vend i ruajtur, ku përzihet natyra tek rrënojat, është një magji!

LEXO EDHE: Shqipëria, një destinacion i preferuar turistik/ Çfarë duhet të dinë pronarët e bareve, restoranteve dhe hoteleve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat