15.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i Shtëpisë nga tërmeti/ Gazetari i njohur tregon historinë personale: SIGAL...

Sigurimi i Shtëpisë nga tërmeti/ Gazetari i njohur tregon historinë personale: SIGAL UNIQA ma pagoi dëmin brenda javës

Tërmeti tragjik i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri, me dëme kolosale në njerëz dhe ndërtesa, rikthehu edhe një herë frikën edhe në Shqipëri.

Vendi ynë, ashtu si edhe Turqia, është një zonë sizmike me tërmetet e vitit 2019 që janë shembulli më i mirë i këtij rreziku që është permanent.

Por fatkeqësisht harrojmë shumë shpejt. Sapo kalojnë disa ditë harrojmë që shtëpia, prona apo biznesi që zotërojmë duhen siguruar në mënyrë që në rast fatkeqësish barrën financiare t’ja kalojmë pikërisht kompanisë së sigurimit.

Për shkak të kaluarës komuniste, mungesës së kulturës financiare por edhe të mosbesimit të pabazuar në fakte se, kompanitë e sigurimeve nuk i paguajnë dëmet, shifrat e sigurimit të pronës në Shqipëri mbeten më të ultat në rajon dhe Europë.

Por ky opinion i ngritur në publik, nuk është adpak i vërtetë. Të paktën për kompani si SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania në fjalë pagoi rreth 20 milionë euro dëme të shkaktuara nga tërmetet e vjeshtës së 2019-ës dhe ishte e gatshme të paguante edhe më shumë nëse numri i të siguruarve do ishte më i lartë.

Shembulli më i mirë për këtë, mes mijërave, është edhe ai i gazetarit Blendi Salaj, banesa e të cilit ishte e siguruar në SIGAL UNIQA.

Unë kam një eksperiencë shumë të mirë. Erdhi dikush, e pa dhe pagesa u bë brenda javës. Unë nuk e prisja. Nuk e prisja. Kjo është eksperienca ime”, tha gazetari në puntatën e sotme të “Wake Up” në  Top-Channel ku u fol pikërisht për siguracionet.

Prej marsit 2007 pjesë e një prej grupeve më të mëdha të sigurimit në Europë, siç është “UNIQA Insurance Group”, por edhe falë bashkëpunimit me partnerë të tjerë, më të mëdhenj në botë në fushën e risigurimit si UNIQA RE, Swiss Re dhe Munich Re, SIGAL UNIQA ka një portofol mbulimi për të gjitha këto rreziqe, në çdo zonë të Shqipërisë.

Kjo korrektësi në pagimin e dëmeve, profesionalizmi i stafit dhe inovacioni në produktet e sigurimit që ofron ka bërë që prej vitit 1999 SIGAL UNIQA Group Austria të jetë kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

Asnjë kompani sigurimi në botë nuk parandalon ngjarje si tërmeti, zjarri apo përmbytja por duhet të dimë se, një policë e Sigurimit të Shtëpisë nuk mbron vetëm pronën tuaj. Ajo mbulon gjithashtu edhe pajisjet, mobiljet madje edhe dëmet që i shkaktohen një shtëpie tjetër nëse shkaku vjen nga ajo e juaja.

Dhe sado shkatërruese të jetë një ndodhi, efekti pasues është më i vogël dhe dhimbjet më të pakta pasi kostot financiare mbulohen nga kompania e sigurimeve. Kështu, familjet kanë mundësi ta rindërtojnë sërish jetën si më parë pa qenë nevoja të presin dyerve të zyrave shtetërore.

Ndaj mos prit as ti më shumë! Merr tani një ofertë për Sigurimin e Pronës duke shkruar në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat