18.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKëtë javë temperatura deri në 20°C/ Meteorologët tregojnë kur vjen i ftohti...

Këtë javë temperatura deri në 20°C/ Meteorologët tregojnë kur vjen i ftohti polar

Viti 2024 ka nisur me reshje të pakta dhe vranësira por me temperatura të larta.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, të shtunën pritet që temperaturat maksimale të arrijnë deri në 20°C .

Dita e dielë pritet të sjellë reshje në të gjithë territorin e vendit.

Sipas meteorologëve, pas datës 10 Janar do të vijë i ftohti polar.

LEXO EDHEMe “AutoSOS”, makina juaj e mbrojtur në çdo moment, pa u shqetësuar për vendndodhjen apo orën

Gjithësesi, meterologët parashikojnë se ky dimër do të jetë i ngrohtë në krahasim me ata të viteve të mëparshme dhe ditët e ftohta me temperatura ekstreme do të jenë të pakta.

“Në fakt, përsa i përket janarit, sinjalet janë që duke filluar nga dita e dielë të kemi ndryshim të masave ajrore. Do të kemi masa ajrore të ftohta, të cilat do të zbresin nga veriu i kontinentit europian drejt jugut duke prekur kështu dhe vendin tonë, gjithashtu duke bërë që të kemi rënie të temperaturave të ajrit. Do të fillojë rënia e tyre që nga dita e diel”, do të shprehej sot në një intervistë televizive meteorologu Hakil Osmani.

LEXO EDHE: Nga sigurimet më të nevojshme tek pensioni privat/ Si ta nisim vitin me “këmbën e mbarë”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat