15.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE konfirmon Elon Musk: "Starlink" edhe në Shqipëri/ Ja si funksionon

E konfirmon Elon Musk: “Starlink” edhe në Shqipëri/ Ja si funksionon

Rrjeti i internetit ”Starlink”, nga dita e sotme do jetë i disponueshëm edhe në Shqipëri.

Lajmin e ka dhënë vetë Elon Musk në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në ”X”, Musk shkruan se ”Starlink” është tani i disponueshëm edhe në vendin tonë.

Starlink është kompani që udhëhiqet nga miliarderi Elon Musk. Edhe disa vende të rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Kroacia posedojnë këtë rrjet interneti.

Si funksionon Starlink?

Rrjeti Starlink lëshohet në hapësirë nëpërmjet antenave satelitore, e përdoruesi obligohet që të paguajë një antenë shpërndarëse dhe llogarinë për qasje në internet.

Ky internet mbulon një fushë shumë të madhe gjeografike të shpërndarjes.

Musk ia pati mundësuar ushtrisë së Ukrainës të shfrytëzonte internetin satelitor pa pagesë në luftë me Rusinë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat