8.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesore111 vite nga tragjedia më e madhe detare/ A ishte i siguruar...

111 vite nga tragjedia më e madhe detare/ A ishte i siguruar Titaniku?

111 vite më parë, Titaniku u fundos në thellësitë e Oqeanit Atlantik.

Tragjedia ndodhi gjatë udhëtimit të parë të linjës luksoze britanike të pasagjerëve. Katër ditë në udhëtimin e anijes nga Southampton, Angli, në qytetin e Nju Jorkut, Titaniku u përplas me një ajsberg në brigjet e Newfoundland natën e 14 prillit 1912.

Edhe pse ka kaluar mbi 1 shekull ende nuk janë sqaruar plotësisht detajet që çuan në këtë tragjedi detare,  një nga fatkeqësitë më të mëdha  detare në histori.

Me kapacitetin për të mbajtur mbi 2000 njerëz, Titaniku  me gjatësi 269 metra  nuk ishte asgjë më pak se një mrekulli në ditët e tij. Titaniku ishte anija më e madhe dhe më luksoze e pasagjerëve të kohës së saj, e ndërtuar për të qenë një testament i inxhinierisë njerëzore dhe përparimit teknologjik.

Megjithatë, tragjedia ndodhi kur anija gjigante u përplas me një ajsberg me 15 prill të vitit 1912, gjatë udhëtimit të saj të parë. Anija u mbyt rreth 740 kilometra nga toka më e afërt. Ndihma e parë arriti një orë e gjysmë pas fundosjes. 1500 persona nga 2200 që ishin në bord, humbën jetën.

Në Titanik ishin 20 varka shpëtimi, të cilat mund të mbanin vetëm 1100 pasagjerë, gjysma e atyre që ndodheshin në bord, por kjo ishte në përputhje me rregullat ligjore të asaj kohe dhe u konsiderua e mjaftueshme.

Çfarë ndodhi me kufomat?

Për shkak të mungesës së kapacitetit,  u mor vendimi që ekuipazhi do të hidhte në oqeanë kufomat e udhëtarëve më të varfër, atyre të klasës së tretë, duke lënë hapësirë të mjaftueshme për ata që janë në klasën e parë dhe të dytë.

Nga 334 trupat e gjetura, më shumë se njëqind u hodhën jashtë anijes dhe nuk u gjetën kurrë në Oqeanin Atlantik

A ISHTE I SIGURUAR TITANIKU?

Shumë pak persona e dinë që anija “Titanik” ishte e siguruar dhe kontrata e sigurimit ishte firmosur vetëm 15 ditë përpara se të ndodhte mbytja.

Polica origjinale e sigurimit u bë publike vetëm në vitin 2013, ku duken qartë të dhënat dhe shifra e mbulimit të sigurimit dhe primit.

Titaniku ishte siguruar për një shumë prej 5 milionë Dollarësh për “humbje totale”, ndaj kompanive të sigurimit iu desh të paguanin si për dëmet materiale të anijes, ashtu edhe për jetët e humbura të pasagjerëve.

Pronari i “Oqeanic Steam Navigation Company” u dëmshpërblye nga grupi prej 77 partnerësh që paguan brenda 30 ditëve shumën e dëmshpërblimit prej 5 milionë Dollarësh.

Kompania më e madhe britanike e sigurimeve, Lloyd’s of London pagoi dëmet më të mëdha.

Gjithashtu, “Atlantik Mutual Insurance Company” ishte një nga 77 partnerët më të mëdha të grupit të sigurimeve, e cial pagoi 100 mijë Dollarë të dëmit që iu shkaktua anijes Titanik në oqeanin Atlantik.

Sigurimi i anijes qe bërë falë brokerit tepër të suksesshëm të asaj kohe, Willis Faber.

I gjithë dëmi i anijes kapte shifrën e 16 milionë Paundë ose 1.7 miliardë Paundë britanikë me
vlerën e ditëve të sotme.

Dëmi më i madh i paguar për humbjen e jetëve ishte, dëmi që u pagua për humbjen e jetës së një biznesmeni tepër të njohur dhe të fuqishëm nga Filadelfia, John Thayer, i cili vdiq gjatë mbytjes së anijes. Për jetën e tij u paguan 31 mijë Paundë britanikë.

Një tjetër fakt interesant i kësaj ngjarjeje tragjike, është se për herë të parë u dëmshpërblye një automjet tip “Reanult”, i pasagjerit William Carter, i cili vetë mbijetoi, por makina e tij përfundoi në fund të oqeanit. Ndaj edhe u dëmshpërblye me 3100 Paundë.

LEXO EDHE: Gjoksi, fundshpina, zëri… Sa shpenzojnë Vip-at për sigurimin e pjesëve të trupit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat