6.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKush po “luan” me euron? Kur pritet të forcohet monedha europiane

Kush po “luan” me euron? Kur pritet të forcohet monedha europiane

Pikiata e monedhës evropiane kundrejt lekut, duke prekur nivelin e 100 lekëve, më i ulti që prej korrikut 2023, për ekspertin Adrian Civici ka ardhur si pasojë e shtimit të turistëve, investimeve të huaja dhe qarkullimit të një sasie të madhe të euros në treg.

Po të shikojmë këtë kurs të ri të këmbimit, është një rrjedhim logjik që ndodh në 2-3 vitet e fundit. Tendenca e 3 viteve të fundit ka ardhur në një trajektore duke u ulur. Nga analizat që bëhen janë shumë faktorë, por ajo që është e përgjithshmja, është se raporti midisa euro-lekë, tregon sasi shumë të madhe dhe rrija shumë e shpejtë e sasisë dhe disponibilitetit të eurove në qarkullim, ka bërë që leku të forcohet dhe euro të dobësohet.

Ka dhe faktorë të tjerë. Euro disponibël sa vijnë dhe shtohet, ndërkohë që leku është më i kontrolluar dhe si çdo mall tjetër i përgjigjet kërkesë-ofertës. Nëse një monedhë është në sasi të madhe natyrishte edhe çmimi i saj bie”, shprehet ai për SCAN TV.

Edhe eksperti Mateo Spaho thotë se ky zhvlerësim i euros vjen si pasojë e faktorit sezonal, si dhe investimeve të huaja direkte që kapin vlerën e 1.6 mld eurove

Kemi një situatë ku niveli i mprteve po rritet. Jemi edhe më të euroizuar pasi rritja e imprteve krijon domosdoshmëri të përdorimit të euros më të lartë. Janë faktorë që nuk do ishte çudi që një tendencë dobësuese e euros të jetë e vijueshme për faktorin sezonal edhe për elementë të tjerë që lidhen me investimet e huaja, të cilat në Shqipëri në 2023 kanë qënë 1.6 mld euro dhe kjo do të thotë që mesatarisht është 500-600 mln euro shtesë”, thotë Spaho.

Ekspertët theksojnë se krahas faktorëve të tjerë, rol të fortë luan edhe sjellja psikologjike e konsumatorëve, të cilët besojnë se leku do vazhdojë të forcohet dhe kjo ndikon në dobësimin e mëtejmë të monedhës europiane.

Por si e shohin ata ecurinë e kursit të këmbimit dhe çfarë sugjerojnë?

Presioni do të vijojë të jetë i madh, nuk është vetëm sezoni turstik dhe eurot në qarkullim, por janë dhe një sasi eurosh informale që hyjnë në tregjet monetare, si dhe faktorë që lidhen me bilancin tregtar dhe transferimin e fitimeve që bëjnë kompani të ndryshme në disa periudha të vitit, ku për pjesën e investimeve të huaja direkte vjen në euro, pa përmendur dhe faktorë të tjerë si ai psikologjik i krijuar në këtë moment. Megjithatë ‘’goditja’’ në mund ta quajmë, duhet të pritet dhe një periudhë disa javore nëse ka dhe faktor tjetër”, thotë Civici.

Jemi në një situatë ku Banka e Shqipërisë duhet të ndërhynte duke ulur nomën bazë të interesit, duke liruar kreditë nga Bankat e Nivelit të Dytë, nga një krah kjo do të dobësonte relativisht kursin e këmbimit të lekut dhe do përmirësonte situatën, por nga ana tjetër do të jepte impuls për rritje të infalcionit”, thekson Spaho.

Që nga fillimi i këtij viti, leku është luhatur nga 100.78 në 104.5 lekë për euro. Ecuria e pazakontë e monedhës kombëtare sfidon në këtë mënyrë zhvillimet tipike sezonale të krijuara përgjatë dekadave.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në dy muajt e parë të këtij viti, vizitorët e huaj në vend u rritën me 49%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat