18.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdërron jetë foshnja në Kosovë, babai denoncon në polici neglizhencën e mjekëve

Ndërron jetë foshnja në Kosovë, babai denoncon në polici neglizhencën e mjekëve

Mediat në Kosovë raportojnë se, një foshnjë ka ndërruar jetë në QKUK.

Ishte babai i foshnjes që denoncoi në polici vdekjen, pasi kishte dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë. 

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 14:30, në QKUK. Menjëherë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Ndërkaq, rasti është cilësuar si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PSE NEVOJITET “SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË PROFESIONALE”

Filozofi i lashtë grek, Sokrati argumentonte se tre profesione janë dhuratë nga Perëndia: gjykatësi, mësuesi dhe mjeku. Ndaj në çdo periudhë, profesioni i “bluzës së bardhë” ka qenë mes më të nderuarve dhe respektuarve.

Mjekët janë heronjtë e ditëve më të vështira dhe të pazëvendësueshëm për jetën e njeriut në çdo moment. Por gabimi është njerëzor. Madje edhe mjekëve më të mirë iu ndodh të gabojnë.

Ka gabime që kalohen shpejt. Por ka edhe gabime që kushtojnë shtrenjtë. Edhe financiarisht.

Ndaj kompanitë e sigurimeve, mes shumë produkteve që ofrojnë, kanë edhe një produkt që i dedikohet pikërisht këtyre gabimeve, “Sigurimi i përgjegjësisë Profesionale”.

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve si pasojë e neglizhencës gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.

“Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale” luan një rol të rëndesishëm në ekonomi dhe shoqëri. Ai i mbron mjekët në këtë rast nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje t’i paguajnë duke siguruar një mekanizëm, përmes të cilit palët e treta përfitojnë kompensim për dëmet që u janë shkaktuar.

Por përveç mjekëve, ky është një siguracion, i hartuar edhe për profesione të tjera si:

  • Arkitektë
  • Inxhinierë
  • Avokatë
  • Noterë
  • Infermierë
  • Dentistë
  • Farmacistë
  • Vlerësuesit e pasurive të paluajtshme
  • Agjentët e sigurimit dhe këshilltarët e investimeve etj.

Duaje profesionin tënd por edhe siguroje atë…Vetëm me SIGAL UNIQA Group Austria

Për çdo pyetje, mund shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat