10.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 500 sulme kibernetike/ Identifikohet infrastruktura kritike, kryesojnë energjia e bankat

Mbi 500 sulme kibernetike/ Identifikohet infrastruktura kritike, kryesojnë energjia e bankat

Rënia e “shtetit digjital” korrikun e vitit të shkuar ishte pjesa e dukshme. Qytetarët, bizneset dhe institucionet shqiptare u përballën me së paku 500 sulme të tjera kibernetike.

Ndonëse me një ulje të lehtë në raport me vitin 2021, krimet kompjuterike vitin e shkuar mbetën në nivelet më të larta historike duke gati u 3-fishuar në raport me periudhën para pandemisë.

Për ekspertët, këto shifra janë vetëm “maja e ajsbergut” pasi pjesa më e madhe e sulmeve nuk raportohen.

“Sigurisht që ka më shumë sulme. Problemi është se ende nuk po ka një frymë nga bizneset për t’u mbrojtur. Shpesh presin faktin e ndodhur e më pas reagojnë”, thotë Shahin Dokuzi, ekspert IT.

Në raportin për vitin 2022, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Postar ka identifikuar edhe sektorët me shkallën më të lartë të rrezikut nga sulmet kibernetike. Infrastruktura kritike nis me energjinë, transportin, sektorin bankar, furnizimin me ujë, infrastrukturën shtetërore digjitale dhe shëndetësinë.

“Marrim si shembull shëndetësinë. Databazat e këtij sektori gjenden në ‘E-Albania’. Nëse ndodh një sulm kibernetik, ashtu siç ndodhi, mjekët, qytetarët dhe institucioni nuk do të kenë ura lidhëse”, shprehet Dokuzi.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat