15.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL Prishtina shkruan historinë/ Fiton për herë të tretë Ligën Ballkanike

SIGAL Prishtina shkruan historinë/ Fiton për herë të tretë Ligën Ballkanike

SIGAL Prishtina vijon të shkruajë historinë.

Klubi i basketbollit nga Prishtina fiton për të tretën herë Ligën Ballkanike.

Bardhëekaltrit triumfuan përballë qipriotëve të Ael Limassol me rezultatin 72:67.

Me këtë sukses SIGAL Prishtina barazon rekordin e klubit bullgar, Levski Sofia që ka gjithashtu tre tituj të Ligës Ballkanike.

Kujtojmë se SIGAL Prishtina e ka fituar këtë titull edhe në dy sezone, 2014/15 dhe 2015/16.

Trofetë e fituar

Superliga Kosovare të Basketbollit

1991, 2002, 2003, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2014, 2015, 2016, 2017, 2019

Kupa e Kosovës

2002, 2003, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2013, 2014, 2016, 2017, 2018, 2019, 2021

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, SPONSOR GJENERAL

Prej 20 vitesh SIGAL Prishtina ka për sponsor gjeneral kompaninë më të madhe të sigurimeve në rajon, SIGAL UNIQA Group Austria.

Falë kësaj mbështetjeje, drejtimit të suksesshëm, basketbollistëve të mrekullueshëm dhe tifozerisë së zjarrtë ekipi nga Prishtina ka fituar një sërë titujsh kombëtarë dhe ndërkombëtarë duke u vdndosur në librin e artë të bsketbollit kosovar dhe jo vetëm.

Sporti bashkon zemrat dhe promovon një jetë të shëndetshme. Për këtë arsye, SIGAL UNIQA Group Austria e ka vlerësuar çdo vit, duke kontribuar jo vetëm në basketboll por edhe në shumë disiplina të tjera.

LEXO EDHE: Nga ideja për arratisje tek basketbolli dhe SIGAL, rrëfimi 360 gradë i Avni Ponarit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat