13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdryshon koha e daljes në pension/ Për gratë 61 vjeç e 8...

Ndryshon koha e daljes në pension/ Për gratë 61 vjeç e 8 muaj, rritet vjetërsia për burrat. Si ta shijojmë pensionin 5 vjet para moshës së atij në shtet

Me nisjen e vitit 2024 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë. Kjo pasi, sipas reformës, që hyri në fuqi në janar të vitit 2015, parashikohet një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.

Kështu, gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 61 vjeç e 8 muaj, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension. Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032.

Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.

Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë.

LEXO EDHE: VIDEO/ “Si ta shtysh jetën me pensionin që të jep shteti?!”. Erion Kristo ka një mesazh për të gjithë

Kjo do të thotë se, nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2024 duhet të ketë 38 vjet e 4 muaj.

E njëjta logjikë vlen edhe për gratë, të cilave paralelisht me moshën u rriten edhe vitet e vjetërsisë në punë.

Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij.

Sipas formulës, pensioni përbëhet nga një shumë bazë, që është e barabartë me pensionin social, shumëzim vitet e sigurimit që ka çdo person, pjesëtim vitet e vjetërsisë në punë.

PSE NEVOJITET PENSIONI PRIVAT?

Një nxitje e re skemës së pensioneve private i erdhi në fund të vitit të shkuar kur më datë 6 nëntor 2023, Kuvendi miratoi ligjin Nr.76.

Ky ligj nuk është thjesht një përditësim i rregullave por një ndryshim i thellë që synon të inkurajojë si individët ashtu edhe punëdhënësit që t’i shohin fondet e pensionit privat si alternativën më të favorshme për të siguruar një pension shtesë krahas atij shtetëror ndërkohë që përafron legjislacionin me direktivat evropiane.

Ligji i ri, sipas ekspertëve, ofron benefite monetare si rrjedhojë e lehtësive fiskale të aplikuara, e rritjes së standardit të shërbimit, administrimit të fondit nga ana e shoqërive administruese, dhe rritjes së garancive që ofron fondi.

Por, për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

  1. Më shumë se 2-fishim i kontributeve të zbritshme të lejuara

Është rritur kufiri maksimal vjetor i zbritshëm për efekt tatimi mbi të ardhurat personale, nga një vlerë fikse e pandryshuar prej vitit 2009 prej 200,000-250,000 Lekë në varësi të moshës (respektivisht nën 50 vjeç-mbi 50 vjeç), në pagën minimale vjetore prej 480,000 Lekë. I njëjti limit – paga minimale vjetore për çdo punonjës (480,000 Lekë) –  vlen edhe për punëdhënësit që kontribuojnë për pensionin privat të punonjësve të tyre, i cili njihet si shpenzim i zbritshëm për efekt të tatimit të fitimit. Ju mund të kurseni tani më shumë për pension dhe njëkohësisht mund të paguani më pak tatim mbi të ardhurat për kontributin tuaj.

  1. Përfitim fiskal monetar i drejtpërdrejtë dhe disiplinim i tërheqjes së pensionit në mënyrë periodike

Nëse ju zgjidhni të dilni në pension, edhe 5 vite para moshës së përcaktuar, nuk do t’ju tatohet e gjithë vlera e përftuar (si në ligjin e vjetër), por vetëm e ardhura nga interesi i investimit. Kushti i vetëm për këtë është që ju të bëni tërheqje në baza mujore për të paktën një periudhë 2-vjeçare, jo tërheqje të menjëhershme të të gjithë vlerës së investimit.

  1. Risia e një fondi të mbyllur pensioni dhe personalizimi i planit të pensionit për punonjësit

Je punëdhënës ose bën pjesë në një grupim punëdhënësish si sindikatë apo shoqatë? Tashmë iu ofrohet mundësia jo vetëm e të krijuarit fond pensioni me pjesëmarrje të hapur (si në ligjin e vjetër), por edhe ajo e të krijuarit një fond pensioni të mbyllur. Me pjesëmarrje të punonjësve apo anëtarëve të sipërmarrjes tuaj, sikurse me kushte dhe elementë të përcaktuara nga vetë ju, siç janë tarifa e administrimit, politika e investimit, vesting period, etj.

  1. Transparencë dhe informacion i detajuar për anëtarët e fondit

Ju do të informoheni për kontributet tuaja në formë transparente nga shoqëritë administruese. Konkretisht, do të pajiseni një here në vit me vërtetimin mbi gjendjen e llogarisë personale; do të keni akses në llogarinë personale për të kontrolluar në çdo kohë të gjitha lëvizjet e mundshme financiare, si dhe do t’ju vendoset në dispozicion prospekti i fondit, raporte të ndërmjetme dhe vjetore, si dhe pasqyra financiare të audituara.

  1. Mundësi më të shumta për investim

Ligji i ri ofron një gamë të zgjeruar instrumentash financiare, që ju të investoni asetet e fondit të pensionit, të diversifikoni portofolin dhe të siguroni një normë kthimi të përshtatshme. Instrumentat e parashikuar financiarë janë aksionet dhe kuotat e sipërmarrjeve të liçensuara kolektive në Shqipëri, si dhe titujt e borxhit të emetuara nga bankat që nuk janë të pranuara për tregtim në një treg të rregulluar.

  1. Favorizim të punëdhënësve në skemën e tyre të pensionit për punonjësit

Ndryshe nga ligji i vjetër ku punonjësit i duhej t’i qëndronte besnik punëdhënësit të tij për të paktën dy vite që të përfitonte kontributet e paguara prej tij, me ligjin e ri, punonjësit i duhen tashmë 5 vite. Nëse ju që po e lexoni këtë artikull jeni punëdhënës, kjo pikë ju favorizon në skemën tuaj të pensionit.

  1. Tarifa më të ulëta të administrimit dhe afate më të shkurtra të pagesës së përfitimit

Është vendosur një maksimum më i ulët i tarifës së administrimit, krahasuar me ligjin e mëparshëm, nga 3% në vit mbi vlerën neto të aseteve në 2.5%. Gjithashtu, janë shkurtuar afatet e pagesës së përfitimit të pensionit, nga 30 ditë në 15 ditë.

Për të planifikuar një takim ose për të mësuar më shumë rreth pensionit privat, kontaktoni me këshilltarët e “SIGAL Pensions“, fondi më i madh në Shqipëri, të gatshëm t’ju përgjigjen përçdo pyetje që keni.

Bëni një konsultim falas duke telefonuar në +35544511666

Ose duke shkruar në [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat