19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakina del nga rruga në Këlcyrë, 4 të plagosur

Makina del nga rruga në Këlcyrë, 4 të plagosur

Një aksident me pasojë 4 persona të plagosur ka ndodhur, mëngjesin e së enjtes, në fshatin Kumarak të Këlcyrës.

Policia bën të ditur se automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. H., banues në fshatin Shalës, Tepelenë, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjet, të cilët po transportohen në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

LEXO EDHE: Aksident i rëndë në Fushë Krujë-Thumanë/ Parakalimi i gabuar i merr jetën shoferit, dy të plagosur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat