13.5 C
Tirana
Thursday, April 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident i rëndë në Fushë Krujë-Thumanë/ Parakalimi i gabuar i merr jetën...

Aksident i rëndë në Fushë Krujë-Thumanë/ Parakalimi i gabuar i merr jetën shoferit, dy të plagosur

Një person ka humbur jetën, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur në rrugën Thumanë – Fushë-Krujë.

I vdekur ka mbetur një prej drejtuesve të dy makinave që u përfshi në përplasje.

Aksidenti ishte shumë i fortë, sa që u desh ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses për të nxjerr personat që ndodheshin brenda makinave.

LEXO EDHE: Më të mirët në treg/ Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, rritje e dëmeve të paguara

Policia po heton për shkakun e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se arsyeja është bërë parakalimi i gabuar.

Drejtuesi i makinës tip “Golf” mendohet se ka bërë parakalim të gabuar, ndërsa viktimë ka mbetur drejtuesi i makinës tjetër.

Rruga Thumanë – Fushë-Krujë është një prej akseve me numrin më të lartë të vdekjeve në aksidentet rrugore në Shqipëri.

LEXO EDHE: Janar-Shkurt/ 184 aksidente rrugore dhe 32 viktima. Qarqet më problematike

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat