18.5 C
Tirana
Thursday, May 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMaji nis me shi/ Të mërkurën nisin reshjet, në fundjavë...

Maji nis me shi/ Të mërkurën nisin reshjet, në fundjavë…

Prilli do të  mbyllet me diell dhe temperatura rreth gjashtë gradë më të larta se normalja mujore ndërsa maji  nis me rënie të vlerave të termometrit, vranësira dhe shi.

Megjithëkëtë sipas sinoptikanes Lajda Porja nga shërbimi “Meteoalb” reshjet nuk do të jenë të pranishme gjatë të gjithë ditës.

Pritet që dhe e marta të mos sjellë shumë ndryshime, do të kemi herë pas here vranësira të  lehta, por dielli mbetet mbizotërues dhe temperaturat do të mbeten 29 -30 gradë. Fillon ndryshimi të mërkurën që përkon dhe me hyrjen e majit. Futet maji me vranësira, si fillim do të ketë reshje në veri, gradualisht  do të përfshijnë  të gjithë vendin, duke bërë që e enjtja dhe e premtja përveç intervaleve të shkurtra me kthjellime do të ketë herë pa herë reshje dhe rrebeshe.  Të enjte dhe të  premte rënie të temperaturave, maksimalet nga 30 në 24- 25 gradë Celsius”, thotë për ABC meteorologia.

Përmirësim gradual i motit pritet në fundjavë.

“Nis në pjesën e dytë të së shtunës, e diela dhe e gjithë java tjetër duke rezervuar sërish ditë me diell dhe temperatura të larta”.

Meteorologia thotë se gjatë pjesës së parë të majit nuk do të mungojnë reshjet ndërsa në të dytën do të ketë më shumë ditë me diell.

“S’do të mungojnë herë pas here stuhitë tropikale. Do ti kemi të pranishme stuhitë e rërës se Saharasë”.

Ndërkohë që në prill i përjetuam të tre stinët në maj parashikohet të përballemi me temperatura më të larta se mesatarja shumëvjeçare.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat