22.5 C
Tirana
Wednesday, May 15, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti i AMF për 3-mujorin e parë/ SIGAL UNIQA, kompania më e...

Raporti i AMF për 3-mujorin e parë/ SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi paraditen e sotme raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për 3-mujorin e parë të këtij viti.

Sipas raportit në fjalë, tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.99% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.93% dhe risigurimi me 0.076%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas kompanive, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania e sigurimeve më e madhe dhe më e besuar, si në sigurimet e Jo-Jetës ashtu edhe në ato të Jetës.

Mes 12 kompanive të sigurimit që operojnë në Shqipëri, Grupi SIGAL UNIQA zë 26% të tregut.

Sigurimet e Jo-Jetës

Sa i përket primeve të shkruara në sigurimet e Jo-Jetës, aty ku operojnë 8 kompani, SIGAL UNIQA mbetet më e besuara teksa zë rreth 25% të tregut.

Edhe në dëmet e paguara, SIGAL UNIQA vijon të jetë në krye të tregut teksa për periudhën janar-mars 2024 ka paguar rreth 25% të totalit.

Në Sigurimet e Jetës, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria vijon të jetë dominuese në treg.

Nga 4 kompani që operojnë në këtë treg, SIGAL LIFE UNIQA zë 41% të tij.

Sigurimet e Jetës 

Edhe në dëmet e paguara tek klientët, SIGAL LIFE UNIQA nuk ka rivalë.

Për 3-mujorin e parë të vitit kompania ka paguar rreth 56% të totalit që ka paguar i gjithë tregu i sigurimeve të Jetës në Shqipëri.

SIGAL u themelua në shkurt 1999 dhe prej vitit 2007 është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej grupeve më të mëdhenj të sigurimeve në Austri dhe Evropë.

SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni duke kryesuar tregun në këto shtete e duke qenë edhe mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore.

Falë strategjisë së ndjekur, modelit të biznesit, menaxhimit financiar, stafit profesional dhe korrektësisë kontraktuale kompania është sot lidere e tregut shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë që ka shoqëruar këtë kompani prej çerekshekulli.

Ndaj edhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: “Jetojmë më mirë së bashku”/ Sigurimet e Shëndetit, SIGAL UNIQA lidere në treg. Besimi i klientëve gjithmonë e në rritje

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat