22.5 C
Tirana
Tuesday, April 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRrugët në errësirë, kursimi i energjisë kthehet në burim aksidentesh

Rrugët në errësirë, kursimi i energjisë kthehet në burim aksidentesh

Prej 2 ditësh në autostradat kryesore të vendit janë fikur dritat gjatë natës si masë për kursimin e energjisë në këtë periudhë krize.

Në hyrjen e autostradës Tiranë-Durrës fillon errësira. Dritat janë fikur si masë e ndërmarrë nga qeveria për kursimin e energjisë.

Dy ditë më parë në këtë segment 3 automjete u përfshin në një aksident, fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish.

Nga vëzhgimi i Euronews, rezultoi se ndriçimi në orët e natës nuk ishte ndërprerë vetëm në segmentin Qafë Kashar – Rinas.

Janë të paktën 10 rrugë nacionale ku prej 2 ditësh është kufizuar ndriçimi.

LEXO EDHE: Aksident i rëndë në Fushë Krujë-Thumanë/ Parakalimi i gabuar i merr jetën shoferit, dy të plagosur

Të detyruar, shoferët në këto rrugë përdorin masivisht dritat e gjata të makinave të tyre duke u kthyer në rrezik për aksidente.

Ekspertët e sigurisë rrugore thonë se vendimi i ministrisë së Infrastrukturës për heqjen e ndriçimit në akset kombëtare me qëllim kursimin e energjisë mund të prodhojë aksidente.

Eksperti rrugor Arbën Luzi nuk e sheh të drejtë vendimin pasi sipas tij ndriçimi rrugor në akset kryesorë është domosdoshmëri për sigurinë e drejtimit të mjeteve.

“Kjo ul deri diku masën e sigurisë rrugore për disa drejtues mjetesh, të  cilët nuk janë shumë të aftë në drejtimin e mjetit. Duhet ti shikojmë sepse një drejtues mjeti pavarësisht se u mësuam me detyrimin e ndriçimit i cili është në rrugët interurbane kryesore ose në autostrada duhet të ketë parësi drejtuesi i mjetit me dritat e shikimit të afërm. Nuk mund ti marr të gjitha masat për të evitur aksidentet”. 

Sipas tyre, policia rrugore duhet të shtojnë patrullat e lëvizshme në mënyrë që të identifikojë shoferët problematikë.

LEXO EDHEJanar-Shkurt 2022/ 217 aksidente rrugore, 32 viktima dhe 263 të plagosur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat