26.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmetet më shkatërrimtare në 25 vitet e fundit

Tërmetet më shkatërrimtare në 25 vitet e fundit

Ministria e Brendshme e Marokut ka publikuar informacione të përditësuara për pasojat e tërmetit të ndodhur natën e 8 shtatorit.

Autoritetet konfirmuan se numri i të vdekurve është rritur në mbi 2.900, ndërsa numri i të lënduarve në 5.500.

Tërmeti me intensitet 7 ballë tronditi vendin afrikano-verior mbrëmjen e 8 shtatorit, ndërsa epiqendra ishte në zonën El-Huz të Marrakeshit.

Përveç Marrakeshit, tërmeti goditi edhe kryeqytetin Rabat dhe qytetet Kazablanka, Meknes, Agadir dhe Fes.

Por cilat janë tërmetet më vdekjeprurëse në 25 vite?

Marok: 8 shtator 2023

Një tërmet me magnitudë 6.8 ka shkaktuar më shumë se 2000 viktima dhe ka plagosur 1400. Numri pritet të rritet ndërkohë vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar.

Turqi dhe Siri: 6 shkurt 2023

Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt duke shkaktuar më shumë se 21 mijë viktima.

Nepal: 25 Prill 2015

Më shumë se 8,800 njerëz humbën jetën si pasojë e një tërmeti me magnitudë 7.8 ballë që goditi Nepalin në vitin 2015.

Japoni: 11 mars 2011

Një tërmet me magnitudë 9 në brigjet verilindore goditi Japoninë duke shkaktuar një cunami, dhe duke shkaktuar më shumë se 18,400 viktima.

Haiti: 12 janar 2010

Më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë nga një tërmet me magnitudë 7.0.  Qeveria vlerësoi numrin e të vdekurve në 316,000, por shkalla e shkatërrimit e bëri të pamundur numërimin e saktë.

Kinë: 12 maj 2008

Një tërmet me magnitudë 7.9 goditi Sichuan lindor, duke vrarë shkaktuar më shumë se 87,500 viktima.

Indonezi: 27 maj 2006

Më shumë se 5700 njerëz vdiqën kur një tërmet me magnitudë 6.3 goditi ishullin Java.

Kashmir: 8 tetor 2005

Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Kashmirin, duke shkaktuar më shumëë se 80,000 viktima

Indonezi: 26 dhjetor 2004

Një tërmet me magnitudë 9.1 shkaktoi një cunami në Oqeanin Indian, duke shkaktuar rreth 230,000 viktima.

Iran: 26 dhjetor 2003

Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi pjesën juglindore të vendit, duke vrarë më shumë se 20,000 persona.

Indi: 26 janar 2001

Një tërmet me magnitudë 7.6 godeti Gujarat, duke shkaktuar mbi 20,000 viktima.

Turqi: 17 gusht 1999

Një tërmet me magnitudë 7.6 godeti Izmitin, duke shkaktuar 18,000 viktima.

LEXO EDHE: Rreziku nga tërmetet, rriten shitjet e Sigurimit të Pronës në Stamboll. Po në Shqipëri?

Edhe Shqipëria është një vend me veprimtari të theksuar sizmike dhe për pasojë është goditur shpesh nga tërmete të fuqishme.

“Vendi ynë është një vend i dalluar në Europë për aktivitetin e tij sizmik, i cili ndodh kryesisht në disa breza sizmogjen siç është ai Adriatiko-Jonian, brezi Korçë-Ohër-Peshkopi dhe brezi Vlorë-Lushnje-Elbasan-Dibër”. Në këto breza bien tërmete me magnituda të mëdha siç ka qenë tërmeti i vitit 1979 me magnitudë 6.9 të shkallës rihter, tërmeti i Durrësit i vitit 2019 me magnitudë 6.4 ballë të shkallës rihter. Po ashtu edhe tërmeti i vitit 1967 në Peshkopi me magnitudë 6.8 të shkallës rihter”, shprehet sizmiologu Rrapo Ormeni.

Sipas të dhënave sasiore nga shkencëtarët e Shërbimit Sizmiologjik Zviceran dhe Grupit të Sizmiologjisë dhe Gjeodinamikës në ETH Zyrih, shtetet më të rrezikuara nga lëkundjet sizmike në Evropë janë Shqipëria, Turqia, Greqia, Italia dhe Rumania.

Përse është i nevojshëm sigurimi nga tërmetet?

Potenciali i tërmeteve për shkatërrim katastrofik i bën ato intriguese dhe misterioze, veçanërisht duke qenë se ne nuk kemi asnjë mënyrë për t’i parashikuar se kur ato do të ndodhin. Përtej tërmeteve të mëdha që mund të marrin vëmendje ndërkombëtare dhe kombëtare, shumë tërmete të vogla, kalojnë pa raportime të bujshme, por që i kanë shkaktuar dëme të mëdha pronarëve nëpër të gjithë Shqipërinë.

Kur flasim për mbrojtjen e shtëpisë suaj dhe të pasurive personale nga tërmeti, ju duhet të kërkoni mbulimin nga humbja që i shkaktohet ndërtesës dhe pajisjeve shtëpiake.
Sigurimi nga tërmeti nuk është i detyrueshëm, por në varësi të zonës se ku jetoni, ju mund të jeni të rrezikuar nga dëmtimi i pariparueshëm. Nëse do të shikojmë statistikat, vetëm 2% e shqiptarëve blejnë sigurim nga tërmeti dhe sepse njerëzit mendojnë se nuk do t’u ndodhë atyre. Ose në rastin kur kanë një policë standarde sigurimi, ata gabimisht mendojnë se kjo policë do t’i mbulojë gjithashtu edhe nga dëmtimi nga tërmeti.

Nëse ju nuk keni para të lëna mënjanë për rindërtimin e shtëpisë suaj, riblerjen e sendeve tuaja personale, dhe të paguani për kostot e përkohshme të jetesës, padyshim që ju duhet të blini policën e sigurimit nga tërmeti. Mos harroni, ky buxhet do të jetë plus parave që ju do të paguani për kredinë tuaj, edhe nëse shtëpia juaj është shkatërruar plotësisht.

Çfarë është sigurimi nga tërmetet?

Sigurimi nga tërmeti ju rimburson për dëmin e shkaktuar nga tërmeti, për dëmet e shkaktuara shtëpisë dhe pasurisë suaj personale. Mbulimi nga tërmeti është i disponueshëm si një mbulim shtesë i policës së shtëpisë suaj nga Zjarri, ose ju mund ta blini atë nga një sigurues i specializuar për shitjen e mbulimit të sigurimit për tërmetin.
Një tërmet është një dridhje e thellë e sipërfaqes së tokës, e shkaktuar nga fraktura në tokë, të cilat mund të jenë shkatërruese ndaj strukturës së shtëpisë dhe që mund të preke të gjithë pronën tuaj.

Shumica e popullsisë dhe vendbanimeve shqiptare janë të rrezikuara nga tërmetet dhe rrëshqitjet e tokës duke e klasifikuar Shqipërinë si vatër aktive të tërmeteve me periudhë përsëritje çdo 2 vjet.

Kosto potenciale e dëmeve të lidhura me tërmetet është rritur në mënyrë të qëndrueshme për ndërtesat më të vjetra, dhe shumë zona urbane po dalin si zona që janë në risk të lartë për t’u goditur nga tërmetet.

LEXO EDHE:  Sigurimi i Shtëpisë nga tërmeti/ Gazetari i njohur tregon historinë personale: SIGAL UNIQA ma pagoi dëmin brenda javës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat