14.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë gjitha ndryshimet fiskale/ Kategoritë që do të paguajnë më shumë dhe...

Të gjitha ndryshimet fiskale/ Kategoritë që do të paguajnë më shumë dhe më pak taksa vitin e ardhshëm

Nga 1 janari 2024, rreth 16,700 avokatë, noterë, agjentë imobiliarë, dentistë, mjekë, IT apo guida turistike do të paguajnë 3 miliardë lekë taksa.

Ndryshime fiskale të kundërshtuara më herët nga profesionistët e lirë janë përfshirë tashmë në Paketën Fiskale 2024.

Gjithashtu, ministria e Financave dhe Ekonomisë pret të mbledhë edhe 2 miliardë lekë të tjera nga bastet sportive “online”.

Në fakt paketa reale fiskale u miratua gjatë vitit me aprovimin e disa nismave si Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” apo “Lojërat e Fatit” dhe ligje të tjera që janë në proces të cilat përbëjnë atë që njihet si të ardhura tatimore. Këto në total përbëjnë Paketën Fiskale”, tha për A2 CNN Eduart Gjokutaj, ekspert kontabël.

Një tjetër ndryshim është rritja e taksës së karbonit mbi industrinë e rëndë të hekurit, çimentos apo ferro-kromit e cila nga 3 lekë për kg do të rritet në 15.3 lekë deri në vitin 2030. Nga kjo politikë, qeveria pritet të arkëtojë 140 milionë lekë më shumë.

Nga ana tjetër kriza e çmimeve ka detyruar qeverinë që të tërhiqet nga indeksimi i akcizës duke vendosur një tavan maksimal në nivelin 1.5%.

Në mendim tim do të ishte më e udhës që ndryshimet në akcizë të përfshinin kategori mallrash të tjera në kahun lehtësues. Duhej që paraprakisht të rriheshin mendimet mes ekspertëve, përfaqësuesve të bizneseve dhe institucioneve”, thotë eksperti.

Ndërkohë për të inkurajuar zgjerimin e blegtorisë dhe bletarisë, vitin e ardhshëm nuk do të paguhet Tatim mbi Vlerën e Shtuar në import për mëshqerrat dhe bletët.

Po këto janë disa masa që synojnë të nxisin agro-bujqësinë dhe janë periferike në raport me ndryshimet e mëdha në paketën fiskale 2024”.

Nga ana tjetër, ekspertët vlerësojnë se paketa fiskale e vitit të ardhshëm, para se të miratohet nga Parlamenti duhet të pësojnë ndryshime duke ofruar lehtësi për dy nga sektorët më të mëdhenj në vend.

Duhet absolutisht që bujqësia dhe turizmi të kenë lehtësi fiskale Ende nuk e kanë arritur atë shkallë që qeveria të ndërmarrë politika për të vjelë të ardhurat”, përfundon eksperti.

Ndryshimet fiskale të vitit të ardhshëm përfshijnë edhe futjen e në sistemin e tatimeve të të ardhurve nga rrjetet sociale dhe dhënia me qira e apartamenteve.

LEXO EDHE: Shtrenjtohen kreditë/ Banka e Shqipërisë rrit normën bazë të interesit në 3.25%

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat