20.5 C
Tirana
Wednesday, May 15, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti për sot/ Reshje shiu në formë rrebeshi deri në orët e...

Moti për sot/ Reshje shiu në formë rrebeshi deri në orët e pasdites dhe ulje e temperaturave

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme në territor, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere.

Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat Veriore dhe veriperëndimore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C minimalja deri në 22°C vlera maksimale në rang territori.

Era do fryjë mesatare gjatë patradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat