16.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStuhia “Ciaran” godet Mbretërinë e Bashkuar, erërat e forta dhe rrebeshet e...

Stuhia “Ciaran” godet Mbretërinë e Bashkuar, erërat e forta dhe rrebeshet e fuqishme shkaktojnë dëme të konsiderueshme

Stuhia ‘Ciaran’ godet Mbretërinë e Bashkuar dhe disa ishuj. Erërat e forta deri në 152 km/h dhe rrebeshet e fuqishme shkaktuan dëme të konsiderueshme në pjesën jugore të Anglisë.

Në Hampshire, Jersey dhe në Isle of Wight, stuhia’ Ciaran’ dëmtoi disa ndërtesa dhe solli rrëzimin e pemëve për shkak të erërave të forta.

Në orët e fundit janë lëshuar mbi 130 paralajmërime për përmbytje ndërsa alarmi i kuq është shpallur në të gjithë Anglinë.

Autoritetet i kanë bërë thirrje njerzve që të qëndrojnë në shtëpi pasi stuhia është nga më të fortat dhe përbën rrezik për jetën.

Dëme janë rregjistruar edhe në Skoci si dhe në ishujt pranë Kanalit të La Manshit.

Britania e Madhe ka regjistruar përkohësisht Tetorin e gjashtë më të lagësht të regjistruar që nga viti 1836, me 82% më shumë shi se mesatarja e saj.

Rrugët, autostradat, shkollat ​​dhe disa aeroporte janë mbyllur. Rreth 200 thasë me rërë janë vendosur përgjatë Jersey, ndërsa shërbimet portuale kanë pezulluar punën. Alarmi i kuq është ngritur edhe për Anglinë Lindore, Londrën, Juglindjen, Jugperëndimin, Veriperëndimin.

Nga frika se stuhia mund të vazhdojë për disa ditë, raftet e shumë supermarketeve janë zbrazur.

Ndërkaq stuhia Ciaran ka shkaktuar probleme edhe në Francën veriperëndimore.

Alarmi portokalli është vendosur në Brittany, Normandi dhe Pays de la Loire pasi erërat e fuqishme deri në 170 km/h shkaktuan probleme duke thyer pemë dhe rrëzuar disa shtylla të tensionit të lartë.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike shtojnë fatkeqësitë natyrore/ Kthejini diellin jetës suaj duke u siguruar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat