25.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 33-vjeçari

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 33-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Tiranë-Durrës”.

33-vjeçari E. D., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Fatkeqësisht 33-vjeçari nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia e Durrësit.

Aksidentet rrugore vijojnë të jenë një problem shqetësues për Shqipërinë.

Sipas INSTAT, në periudhën janar-shtator 2023, në 863 aksidente rrugore kanë humbur jetën 139 persona dhe janë plagosur mbi 1 mijë të tjerë.

Pa harruar edhe aksidentet që nuk raportohet në polici, çka bën që numri i dëmeve shëndetësore dhe materiale të jetë edhe më i madh.

LEXO EDHE: Janar-Shtator 2023/ 139 viktima dhe mbi 1 mijë të plagosur në 863 aksidente rrugore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat