15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShërbimin më të mirë ndaj klientëve dhe pagimi në kohë i dëmeve/...

Shërbimin më të mirë ndaj klientëve dhe pagimi në kohë i dëmeve/ “Shëndet në Udhëtim”, besimi i shqiptarëve te SIGAL, si në asnjë kompani tjetër

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi javën e shkuar raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve  në Shqipëri për periudhën janar-gusht 2022, sipas të cilit, gjatë tregu ka pësuar një rritje me 9.5% ndërsa numri i kontratave të lidhura arriti në 867,266, me një rritje prej 16.41% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

AMF vëren se tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 91.79% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e jetës kanë 8.12%.

Mes produkteve, një rritje të lartë me 41% ka shënuar sigurimi “Shëndet në Udhëtim”, produkt që, njëlloj si “Kartoni Jeshil”, është i lidhur me daljet e shqiptarëve jashtë vendit.

Dominanca në këtë produkt e SIGAL UNIQA Group Austria është mëse evidente teksa zotëron 69% të tregut.

Krahasuar me periudhën janar-gusht 2021, SIGAL ka një rritje në treg me 9%.

Po pse shqiptarët shëndetin në udhëtim ia besojnë SIGAL-it?

Me një çmim mesatar prej 4 eurosh për një siguracion “Shëndeti në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA, për dy javë qëndrimi në vendet europiane, ju mund të përfitoni mbulim të shpenzimeve në spitalet e shtetit pritës deri në 10 mijë euro.

“SHËNDET NË UDHËTIM” ME TË DREJTË ANULLIMI, VETËM NGA SIGAL

SIGAL UNIQA ofron mbrojtje edhe në rast të anullimit të udhëtimit duke bërë të mundur që, në situata specifike ju të merrni pas paratë e shpenzuara për biletën apo paketën e udhëtimit.

Rasti i 13-vjeçarit në Turqi/ Me siguracion 4 euro në SIGAL, mbuloi 5500 euro shpenzime spitalore

Kur nisesh me pushime dhe mbi të gjitha kur çdo gjë e ka të paguar paraprakisht mendon vetëm të kalosh bukur. Por surprizat nuk mungojnë asnjëherë.

Një shembull konkret është ai i 13-vjeçarit H.L, i cili pësoi një dëmtim teksa pushonte në një resort në Antalya të Turqisë.

Ai u transportua në një prej spitaleve më të mirë të zonës, Özel Akdeniz Hastanesi Manavgat”.

Mirëpo falë Sigurimit “Shëndet në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA me vlerë vetëm 4 euro ai mbuloi kostot spitalore deri në 5500 euro.

Ishim për pushime verore me familjen në një prej resorteve më të mira të Antalyas. Por teksa ishte duke luajtur djali im 13-vjeçar pësoi një aksident. Na u desh ta çonim menjëherë në spital për shkak të një frakture në kyçin e dorës dhe mjekët e futën direkt në sallën e operacionit.

Si spital privat që ishte kostot ishin me të vërtetë të larta. Por falë sigurimit në udhëtim nga SIGAL UNIQA arriti të kurohej në një kohë rekord”, rrëfen nëna e 13-vjeçarit.

LEXO EDHE: Pak shpenzime, shumë mbulime/ SIGAL kryeson tregun e sigurimeve të Shëndetit, dëme të paguara si asnjë tjetër

SIGAL ju jep mjekun me vete edhe kur jeni jashtë Shqipërisë

Por mos harroni! Kur niseni për udhëtime jashtë Shqipërisë SIGAL ju jep me vete edhe mjekun përmes “TeleShëndet”.

Mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë me dikë të specializuar, një temperaturë apo alergji, mos shpenzoni dhe harxhoni kohë të gjeni një mjek në shtet ku nuk orientoheni dot.

Duke aktivizuar “Teleshëndet”, ashtu siç aktivizoni shërbimin telefonik Roaming, do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor në rast nevoje.

LEXO EDHE: VIDEO/ Benefite pafund dhe mjekun 24 orë me vete, “Teleshëndet nxënës/studentë”, le pa fjalë djemtë e “Fiks Fare”

Të duhet një siguracion? Kliko dhe Bli Online në SIGAL

SIGAL UNIQA Group Austria, me qëllim përafrimin me kompanitë simotra në botë dhe për t’ua lehtësuar jetën klientëve të saj, ka kontribuar dhe po kontribuon shumë edhe në teknologji dhe platforma të cilat u lejojnë atyre të kenë akses më të lehtë në sigurime.

Doni të shkoni me pushime jashtë Shqipërisë dhe duhet të pajiseni me siguracionin “Shëndet në Udhëtim”?

Hapni tani nga celulari ose laptopi juaj  www.sigal.com.al  ku ju pret një gamë e madhe produktesh që mund të blihen ONLINE.

Nuk ka rëndësi ku ndodheni, në shtëpi, punë apo bar-kafe. Ju mund të blini në pak minuta çdo siguracion që ju nevojitet.

SIGAL, PJESË E GJIGANDIT AUSTRIAK “UNIQA INSURANCE Group”

Prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e grupit financiar “UNIQA Insurance Group”, i cili zotëron  rreth 87% të aksioneve të kompanisë.

Me rreth 24,000 punonjës, të cilët u shërbejnë rreth 16 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë “UNIQA Insurance Group” një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.

Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, UNIQA zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, UNIQA Insurance Group punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

Gjithçka kemi prekur më sipër janë arsye të forta pse SIGAL UNIQA vijon prej më shumë se dy dekadash të jetë lidere në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe jo vetëm.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm një emër, SIGAL UNIQA Group Austria…

LEXO EDHE: Inovacion, produkte unike dhe lider në trajtimin e dëmeve/ Pse SIGAL mbetet kompania nr.1 e Sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat