8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInovacion, produkte unike dhe lider në trajtimin e dëmeve/ Pse SIGAL mbetet...

Inovacion, produkte unike dhe lider në trajtimin e dëmeve/ Pse SIGAL mbetet kompania nr.1 e Sigurimeve

Tregu i sigurimeve dha sinjale përmirësimi të rritjes në muajin gusht.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto arritën vlerën e rreth 14 miliardë lekëve.

Rritja vjetore e tregut për 8-mujorin arriti në nivelin 9.5%, nga 8.5% që kishte qenë për 7-mujorin e parë.

LEXO EDHE: Tregu i sigurimeve u rrit me 9.5% për 8-mujorin/ SIGAL UNIQA vijon lidershipin në prime dhe në dëmet e paguara

Segmenti më i madh i tregut të sigurimeve, ai i Jo-Jetës, për 8-mujorin shënoi një rritje prej 8.5%, nga 7.3%, që kishte qenë rritja deri në fund të 7-mujorit.

Kontributin kryesor në treg vazhdojnë ta japin sigurimet e detyrueshme motorike, madje pesha e tyre është edhe më e lartë, me 66.3%, nga 64.7% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sa i përket ndarjes së tregut në Sigurimet Motorike, SIGAL vijon të ruajë vendin e parë duke zënë mbi 21% të tij.

Edhe sa i përket dëmeve në Sigurimet Motorike, SIGAL është i pari me mbi 23% ose mbi 660 milionë Lekë të paguara tek klientët e saj në 8 muaj.

Rritjen më të lartë këtë vit mes produkteve motorike po e shënon “Kartoni Jeshil”, ku primet e shkruara bruto janë zgjeruar me 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo rritje është e lidhur direkt me shtimin e lëvizjeve të shqiptarëve jashtë vendit dhe me sezonin e mbarë turistik.

Edhe në këtë klasë sigurimi SIGAL UNIQA mbetet lider duke zënë 25% të tregut.

Po pse shumica e shqiptarëve zgjedhin “Kartonin Jeshil” nga SIGAL UNIQA?

Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil SIGAL” dhe jeni përfitues në një aksident (një mjet tjeter ju ka shkaktuar deme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti. Kështu ju kurseni kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.

SIGAL ju ofron mundësinë që të blini sigurimin “Karton Jeshil” online, nga celulari apo laptopi juaj, duke kursyer kohë dhe para.

Duke blerë “Karton Jeshil” pranë SIGAL atëherë përfitoni edhe një tjetër bonus: çdo klient që blen pranë SIGAL-it Siguracionin “Karton Jeshil” përfiton FALAS Asistencën Rrugore SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Por çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

  • Call Center në shqip, 24 orë të ditës, 7 ditë të javës
  • Shërbim karroatreci
  • Riparim në vend
  • Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  • Parkim
  • Akomodimi në hotel
  • Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit

Ndër produktet ligjërisht vullnetare, rritje të lartë me 41% ka shënuar sigurimi “Shëndet në Udhëtim”, produkt që, njëlloj si “Kartoni Jeshil”, është i lidhur kryesisht me daljet e shqiptarëve jashtë vendit.

Dominanca në këtë produkt e SIGAL UNIQA-s është mëse evidente teksa zotëron rreth 70% të tregut.

Po pse shqiptarët shëndetin në udhëtim ia besojnë SIGAL-it?

Me një çmim mesatar prej 4 eurosh për një siguracion “Shëndeti në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA, për dy javë qëndrimi në vendet europiane, ju mund të përfitoni mbulim të shpenzimeve në spitalet e shtetit pritës deri në 10 mijë euro.

“SHËNDET NË UDHËTIM” ME TË DREJTË ANULLIMI, VETËM NGA SIGAL

SIGAL UNIQA ofron mbrojtje edhe në rast të anullimit të udhëtimit duke bërë të mundur që, në situata specifike ju të merrni pas paratë e shpenzuara për biletën apo paketën e udhëtimit.

SIGAL ju jep mjekun me vete edhe kur jeni jashtë Shqipërisë

Por mos harroni! Kur niseni për udhëtime jashtë Shqipërisë SIGAL ju jep me vete edhe mjekun përmes “TeleShëndet”.

Mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë me dikë të specializuar, një temperaturë apo alergji, mos shpenzoni dhe harxhoni kohë të gjeni një mjek në shtet ku nuk orientoheni dot.

Duke aktivizuar“Teleshëndet”, ashtu siç aktivizoni shërbimin telefonik Roaming, do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor në rast nevoje.

Edhe në Sigurimet e Pasurisë, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të ruajë vendin e parë teksa ze, sipas raportit të AMF, mbi 50% të tregut.

Por përse Prona e shqiptarëve i besohet SIGAL-it?

Si asnjë kompani tjetër, SIGAL UNIQA dëmshpërbleu në një kohë rekord qindra familje dhe biznese që u prekën nga tërmetet e vitit 2019 në një shumë që i kalon 16 milionë eurot.

Vitin e shkuar, vetëm për Sigurimin nga Zjarri, SIGAL UNIQA ka paguar te klientët e saj mbi 3 miliardë lekë dëmshpërblime, ndërkohë, vetëm gjatë këtij 6-mujorit të parë të këtij viti, vetëm për Sigurimin nga Zjarri, SIGAL ka paguar te klientët e saj mbi 700 mijë euro dëmshpërblime.

Në mbi 23 vite të ekzistencës së saj në tregun e sigurimeve, nën moton “sigurimi nuk është biznes, por përgjegjësi”, SIGAL UNIQA ka paguar mbi 400 milionë euro dëme tek klientët e saj.

Pa harruar rikthimin në gjendjen e mëparshme të dy institucioneve të rëndësishme kulturore në vend, Teatri “Skampa në Elbasan” dhe Kinema “Millenium” në Korçë, të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri.

Edhe Shëndetin shqiptarët ia besojnë SIGAL-it

Sipas raportit të AMF për tregun e sigurimeve gjatë periudhës janar-gusht 2022, sa i përket sigurimeve të Shëndetit, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania më e besuar tek shqiptarët dhe ajo që paguan më shumë dëme.

Sa i përket tregut, SIGAL kryeson duke zënë rreth 49% të tij.

Edhe sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL kryeson tregun me mbi 51% ose e përkthyer në shifra konkrete, mbi 214 milionë Lekë nga 418 milionë që kanë paguar të 8 kompanitë e Sigurimit të Jo-Jetës në total.

Edhe nëse flasim për Sigurimin e Shëndetit, sërish kompania që rënditet e para si në market-share ashtu edhe në dëmet e paguara, rezulton SIGAL UNIQA.

Sipas raportit të AMF, SIGAL ze 47% të tregut.

Ndërsa, sa i përket dëmeve të paguara SIGAL është në krye me rreth 53% të dëmeve të paguara dhe duke shënuar rritje krahasuar me periudhën janar-gusht të një viti më parë.

Po përse ky besim gjithmonë e në rritje ndaj SIGAL-it?

SIGAL solli për herë të parë në Shqipëri Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me mbi 1 milion klientë, ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet” apo “Jetë Plus”, paketa sigurimi me benefite të mëdha dhe me mbulime brenda e jashtë Shqipërisë deri në 1 milion Euro, si asnjë kompani tjetër sigurimi.

Totali i dëmeve të paguara për Jo-Jetën, Janar-Gusht 2022

Pagesat e drejtpërdrejta te klientët, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA-n

Çdo klient përfitues, i siguruar, i dëmtuar nga një i pasiguruar, i paidentifikuar, pa patentë, nën ndikimin e pijeve alkolike etj, paguhet drejtpërdrejtë nga SIGAL, me këtë të fundit që mund të bëjë rimbursimin e vlerës sipas ligjit, duke ju rikthyer me regres shkaktarit të dëmit.

Pagesa e drejtpërdrejtë e klientit përfitues është një formë që tregu europian i sigurimeve ka kohë që e aplikon.

Një nismë e tillë ka bërë që klientët të rrisin besueshmërinë e tyre ndaj SIGAL-it dhe për pasojë edhe në rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, ku ashtu si në ato të detyrueshme, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë lidere e tregut, si në prime të shkruara ashtu edhe në dëme të paguara.

Disa nga avantazhet e trajtimit të drejtpërdrejtë të dëmshpërblimit nga SIGAL UNIQA:

  • Rritet cilësia e shërbimit ndaj klientit
  • Ulet koha për dëmshpërblimin e nje klienti
  • Rritet besueshmëria ndaj tregut të sigurimeve. Aktualisht, nëse një kompani zgjat procedurat, bën vlerësime të pasakta dhe vonon në pagimin e dëmshpërblimit, atëherë kjo ndikon negativisht për të gjithë tregun e sigurimeve.
  • Nëse çdo kompani sigurimi do të trajtonte klientin e tij me shpejtësi dhe cilësi, kjo do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë në treg dhe klientët do të ofroheshin edhe për siguracione vullnetare (shëndet apo pronë).
  • Bëhet një vlerësim më i drejtë për dëmin e shkaktuar, pasi për dëme të rëndësishme ekspertiza mund të kryhet nga ekspertë të dy kompanive (përgjegjëse dhe shkaktare).
  • Krijon kushte kushte pozitive për rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, duke rritur besueshmërinë ndaj tregut të sigurimeve në përgjithësi.

Të duhet një siguracion? Kliko dhe Bli Online në SIGAL

SIGAL UNIQA Group Austria, me qëllim përafrimin me kompanitë simotra në botë dhe për t’ua lehtësuar jetën klientëve të saj, ka kontribuar dhe po kontribuon shumë edhe në teknologji dhe platforma të cilat u lejojnë atyre të kenë akses më të lehtë në sigurime.

Doni të shkoni me pushime jashtë Shqipërisë dhe duhet të pajiseni me siguracionin “Shëndetit në Udhëtim”? Ju ka mbaruar siguracioni i makinës? Doni të rinovoni sigurimin e shtëpisë apo po vini me pushime në Shqipëri dhe nuk doni të prisni në rradhë për policën kufitare?

Hapni tani nga celulari ose laptopi juaj  www.sigal.com.al  ku ju pret një gamë e konsiderueshme produktesh që mund të blihen ONLINE.

Nuk ka rëndësi ku ndodheni, në shtëpi, punë, pushime, madje edhe jashtë Shqipërisë mund të blini në pak minuta çdo siguracion që ju nevojitet.

Gjithashtu, SIGAL ONLINE ju ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

SIGAL, PJESË E GJIGANDIT AUSTRIAK “UNIQA INSURANCE Group”

Prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e grupit financiar “UNIQA Insurance Group”, i cili zotëron  rreth 87% të aksioneve të kompanisë.

Me rreth 24,000 punonjës, të cilët u shërbejnë rreth 16 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë “UNIQA Insurance Group” një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.

Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, UNIQA zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, UNIQA Insurance Group punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

Gjithçka kemi prekur më sipër janë arsye të forta pse SIGAL UNIQA vijon prej më shumë se dy dekadash të jetë lidere në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe jo vetëm.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm një emër, SIGAL UNIQA Group Austria…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat