19.5 C
Tirana
Tuesday, May 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDyfishohen aksidentet nga shoferët nën 24 vjeç. Ekspertët: Të shkujdesur në timon

Dyfishohen aksidentet nga shoferët nën 24 vjeç. Ekspertët: Të shkujdesur në timon

Përfshirja e të rinjve në aksidente rrugore ka shënuar një rritje të ndjeshme në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, nga janari deri në mars ka gati një dyfishim të aksidenteve nga shoferët nën 24 vjeç, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Për ekspertin e sigurisë rrugore Mamir Hodo, drejtimi i mjetit në mënyrë të shkujdesur, si dhe mosnjohja e Kodit Rrugor janë ndër problematikat kryesore të kësaj grupmoshe.

“Ka të bëjë me sjelljen e gabuar të tyre dhe agresive, përdorimi i celularit me vend dhe pa vend, shpërqendrohu në mënyrë të pakuptimë në rrugë, nuk dinë të kryejnë parakalimet. Drejtuesit e rinj janë të pamirëinformuar me kërkesat që parashikon Kodi Rrugor”, thotë për Klan eksperti.

Në tremujorin e parë të vitit 2024 janë shënuar 377 aksidente rrugore, 43 % më shumë sesa vjet. Numri më i lartë i tyre është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç.

Rreth 90% e rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Sipas ekspertëve, fokusi duhet vënë tek mirëedukimi i tyre.

“Siguria rrugore ka rënë. Duhet ta vlerësojnë seriozisht situatën, është cenuar rëndë siguria rrugore e shtetasve, të cilët për të marrë një rrugë duhet të mendohen mirë. Ju bëj thirrje drejtuesve të mjeteve që të përgatiten mirë në autoshkolla”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat