20.5 C
Tirana
Monday, May 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCila është kompania e sigurimeve që paguan më shumë dëme?

Cila është kompania e sigurimeve që paguan më shumë dëme?

Një kompani sigurimi që mbledh primet dhe nuk paguan dëmet që mund të ndodhin nuk e ka kryer misionin për të cilin është krijuar.

Pagimi i tyre brenda afateve ligjore dhe jo me këste ka bërë që klientët të selektojnë se cilat janë ato kompani sigurimi, të cilave mund tu besohet jeta, shëndeti, prona, makina etj.

Dhe padyshim që një prej tyre, më e madhja dhe më e besuara në Shqipëri dhe jo vetëm, është SIGAL UNIQA Group Austria.

Prej më shumë se 25 vitesh lidere në treg, kompania pjesë e “UNIQA Insurance Group” ka ditur të jetë pranë klientëve të saj atëherë kur ata kanë patur më shumë nevojë, në momentin e pagimit të dëmit, qoftë ai në shifra të vogla apo të mëdha.

Kjo sjellje korrekte e kompanisë ka bërë që prej më shumë se dy dekadash ajo të jetë në krye të tregut të sigurimeve, gjë që vërtetohet edhe nga raporti më i fundit i AMF për periudhën janar-mars 2024.

Sipas raportit në fjalë, si në sigurimet e Jo-Jetës ashtu edhe në ato të Jetës, SIGAL UNIQA jo vetëm që është më e besuara por edhe ajo që paguan më shumë se 11 kompanitë e tjera të sigurimeve.

Në Sigurimet e Jo-Jetës, segmenti më i madh i tregut ku operojnë 8 kompani, SIGAL UNIQA rezulton të ketë paguar mbi 24% të totalit të dëmeve ose e thënë në shifra konkrete mbi 431 milionë Lekë.

Dëmet në sigurimet e Jo-Jetës

Edhe në Sigurimet e Jetës, diferenca në pagimin e dëmeve mes SIGAL LIFE UNIQA dhe 3 kompanive të tjera është shumë e madhe.

Me 56% të totalit të dëmeve të paguara ose e thënë në shifra konkrete mbi 45 milionë Lekë, SIGAL LIFE UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në treg.

Dëmet në sigurimet e Jetës

Nëse do të mblidhnim dëmet e paguara si në sigurimet e Jo-Jetës ashtu edhe në ato të Jetës në 3-mujorin e parë 2024, shuma do të ishte mbi 476 milionë Lekë ose 4,73 milionë Euro ose 26% e totalit të tregut me 12 kompani.

SIGAL UNIQA Group Austria, 25 vite lidere në treg

SIGAL u themelua në shkurt 1999 dhe prej vitit 2007 është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej grupeve më të mëdhenj të sigurimeve në Austri dhe Evropë.

Grupi “SIGAL UNIQA” operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni duke kryesuar tregun në këto shtete e duke qenë mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore.

LEXO EDHE: Top News: SIGAL UNIQA, nr.1 i Sigurimeve në Shqipëri/ Mes “Top 50” në Evropën JugLindore

Falë strategjisë së ndjekur, modelit të biznesit, menaxhimit financiar, stafit profesional dhe korrektësisë kontraktuale kompania është sot lidere e tregut shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

SIGAL UNIQA është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohet me standarte tërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë që ka shoqëruar këtë kompani.

Ndaj edhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: Raporti i AMF për 3-mujorin e parë/ SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat