5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Pensionet shumë të ulëta, çmimet në stratosferë"/ Pensionistët e Korçës ankohen për...

“Pensionet shumë të ulëta, çmimet në stratosferë”/ Pensionistët e Korçës ankohen për mosvlerësim nga shteti

Dita e parë e muajit Tetor është dita Ndërkombëtare e të Moshuarve.

Edhe pse një ditë e cila në gjithë botën mbahen aktivitete në nder të tyre, në Shqipëri pensionistët i gjejmë si në çdo qytet, në parqe apo lulishte duke luajtur domino, edhe pse reshjet e shiut nuk kanë munguar.

Euronews Albania ishte në qytetin e Korçës ku pyeti pensionistë të ndryshëm se sa të vlerësuar ndihen ata nga qeveria shqiptare dhe a ka bërë kjo e fundit mjaftueshëm për ta.

Nuk jemi fare të vlerësuar. Pensionet janë shumë të ulëta, çmimet stratosfere, drutë 1 metër 80 mijë lekë. Ne 150 mijë lekë marrim dhe kemi punuar një jetë të tërë. Hiç, për ne pensionistët asgjë s’ka bërë. Ka 10 vite, sikur nga 5 mijë lekë çdo vit ta ngrinte pensionin, sot do ishte 50 mijë më tepër”, thotë një i moshuar.

Nuk jem aq të vlerësuar jo, pensionet e pakta, nuk jepet trajtimi i duhur. Asnjë shtesë për pensionistët, rrogat ngrihen për mjekët, doktorët, policët ata që marrin e lekë nën dorë për ne na rri në vend. Jetesën nuk e përballojmë dot siç duhet”, shprehet një tjetër.

Viola Çekani, specialiste e cila punon me moshën e tretë tregon disa prej problematikat kryesore të tyre.

Situata e moshës së tretë këtë vit është më e rënduar dhe flasim për nevoja bazike; ushqime dhe ngrohja në Korçë, që dihet si është dimri në këtë qytet. Këtë vit ata nuk kanë mundësi të blejnë mjaftueshëm ushqime dhe nuk kanë mundësi të blejnë dru për ngrohje”, thotë Çekani.

Pse duhet investuar në fonde pensioni privat

Edhe pse duket larg, vitet kalojnë shpejt dhe mosha e pensionit vjen sa hap e mbyll sytë. Ndaj shumëkush nis të mendojë që në moshë të re për këtë periudhë.

Kursimi i parave është një çështje që na shqetëson të gjithëve. Secili ka mënyrën e vet të kursimit të parave. Disa i mbajnë në bankat ku marrin rrogën, disa i sigurojnë në llogari kursimi e të tjerë i investojnë në fonde pensioni.

Fondet e Pensionit janë shumë interesante sepse sipas llogarive si të organizatave vendase ashtu edhe ato botërore, si gjenerata X si gjenerata Z,  kur të dalin në pension do të jenë më poshtë se të ardhurat minimale që ne llogarisim.

Do të ketë një problem me pensionet në rang botëror. Nisur nga kjo rekomandohen fondet e pensionit privat.

Janë interesante për dy arsye:

E para dhe imediate është se kur investon në këtë fond shuma nuk merr taksa. Në një farë mënyre ti merr mbrapsht një cash nga taksat që paguan sot. Deri diku një dhuratë.

E dyta, duke qenë se janë fonde që rrinë afatgjata. Ndryshe nga fondet e investimit që mund të jenë 7-vjeçare, 10-vjeçare këto rrinë deri në 20 vjet dhe pas 20 vjetësh sigurojnë një pension të vërtetë, i cili i shtohet edhe pensionit nga skema shtetërore. Dhe bën që në të gjitha moshat një person ta gëzojë jetën mirë.

Fondet e Pensioneve Vullnetare në Shqipëri

Fondet e pensioneve vullnetare kanë vijuar trendin rritës të shënuar që prej fillimit të vitit 2022. Rritje ka shënuar si numri i pjesëmarrëse në këto fonde, ashtu sasie e parave të investuara në to, për të siguruar të ardhura shtesë me mbërritjen e moshës së pensionit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për 6-mujorin e parë 2022, tregu i pensioneve private vullnetare ka një total asetesh neto prej 5,1 miliardë lekë, mbi 50 milionë euro, dhe me një rritje 11.83% krahasuar me 31.12.2021.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve deri më më 30.06.2022 rezultoi 35,700 anëtarë duke shënuar një rritje prej 6.34 % krahasuar me 31.12.2021.

Në treg aktualisht veprojnë katër fonde të pensioneve private, ndërsa për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është “Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL” me 45% të totalit.

Nga 50 Milionë Euro që ka ky treg në total, mbi 20 milionë Euro i janë besuar pikërisht Fondit SIGAL.

Ky i fundit, siç tregon CEO i tij, Z. Elvis Ponari, gjatë 3 viteve të fundit është rritur në asete neto me 87% ose rreth 1 miliard lekë.

Historia e tij është histori suksesi ku fondi ka shënuar çdo vit rritje të aseteve të anëtarëve, duke konfirmuar dhe forcuar besimin e anëtarëve të fondit tek SIGAL për të siguruar atyre ruajtjen e standardit të jetesës në moshën e pensionit.
Gjatë 3 viteve të fundit Fondi është rritur në asete neto me 87% ose rreth 1 miliard lekë.
Bazuar në ritmin e rritjes së viteve të fundit, parashikohet që vlera e aseteve neto të Fondit të Pensionit Vullnetar SIGAL do mund të arrijë në 100 milionë euro në vitet 2030”, shprehet për Top News Z. Ponari.

Çfarë përfitoni nëse vendosni të investoni në Fondin më të madh të Pensioneve Vullnetare, Fondin SIGAL?

Nëse unë investoj në Fondin SIGAL, kam zbritje në taksa;

Konkretisht:

  • Kontributi i bërë nga çdo anëtar në Fond zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi.
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të Fondit, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit.
  • Nëse unë investoj në Fondin SIGAL marr një pension suplementar dhe duke e bashkuar me atë shtetëror mund të shkojë deri në 70-80 mijë lekë më muaj;
  • Nëse unë investoj në Fondin SIGAL, paratë e mia janë të garantuara pasi ato investohen në obligacione shtetërore;
  • Nëse unë investoj në Fondin SIGAL përfitoj tarifa më të ulta në siguracione të ndryshme

– Deri në 30% në rrjetet në klinikat dhe Spitalet e rrjetit SIGAL
– 50% në fizioterapi në Klubin e Shëndetit SIGAL
– 25% në sigurimin e pronës dhe pasurisë
– 15% zbritje në sigurimin e automjetit KASKO.

Por mos harroni përfitimin kryesor:

  • Edhe nëse humb jetën para se të dalësh në pension, ndryshe nga skema shtetërore ti nuk i humbet paratë e investuara pasi ato kalojnë te trashëgimtarët në mënyrë të menjëhershme.

Pra edhe sigurohem, edhe kam një një pension të dytë, kam edhe një librezë kursimi.

Kontaktoni këshilltarët e Fondit SIGAL dhe informohuni se si mund të investoni për të ardhmen tuaj dhe të familjes:

Tel: +35544511666

Email: [email protected]

Web: www.fondisigal.com.al

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat