21.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRëndësia e edukimit financiar dhe kulturës së sigurimeve

Rëndësia e edukimit financiar dhe kulturës së sigurimeve

Nëse e pyet një të ri apo një student shqiptar sot, se çfarë e bën të besojë që po ecën me hapin e kohës, përveç Diplomës së Universitetit, me siguri që do të jap përgjigjet standarte si: Kartë Krediti, Laptop, Smartphone, Netflix, Facebook, Instagram, TikTok, Whatsapp etj.

Ndërsa shumica mund të jenë posedues të këtyre risive teknologjike, po t’i pyesësh se çfarë u mungon, më shumë ka gjasa të gjesh përgjigje të tipit: Jaht, Avion Personal se sa të gjesh përgjigjen: EDUKIMI FINANCIAR.

Në fakt të gjithë ata që mendojnë se janë duke ecur me hapin e kohës, pa Edukimin Financiar gabohen. Edukimi Financiar është po aq i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e tyre, po aq sa edhe komoditeti që ofrojnë risitë e tjera teknologjike. Në kohërat e sotme, ku çdo gjë rrotullohet rreth parasë dhe financave, Edukimi Finaciar është thelbësor, sepse edukimi financiar përfshin çdo aspekt të jetës së të rinjve.

Të zotërosh Edukimin Financiar është po aq e rëndësishme sa rezultati i studimeve në universitet.

Shpesh herë edhe më i rëndësishëm, pasi Hulumtimet madje kanë treguar që studentët kanë më shumë të ngjarë të braktisin shkollën për shkak të “vështirësive financiare”, sesa për shkak të notave të dobëta. Suksesi i studentëve nuk është më i kufizuar në klasa apo të përcaktohet vetëm nga performanca akademike. Suksesi i tyre është i kushtëzuar dhe nga kultura financiare për përballimin e kostove në universitet.

Edukimi financiar dhe kultura e sigurimeve synon ndarjen e informacioneve dhe të dijeve, prezantimin me aftësitë bazë si edhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe të vetbesimit të tyre për të kuptuar produktet e konceptet financiare, çfarë janë sigurimet, cilat janë sigurimet bazë dhe se përse është e rëndësishme që të sigurohemi.

Përse është i rëndësishëm edukimi financiar?

Duke qenë se, edukimi është një çështje e një rëndësie kombëtare, tashmë shumë vende të botës e kanë pranuar dhe përfshirë këtë komponent të edukimit financiar dhe mbi sigurimet si pjesë e kurrikulave të tyre shkollore. Një nga sfidat kryesore në Shqipëri është po ashtu si kudo rritja dijeve dhe e ndërgjegjësimit mbi çështjet financiare, roli i dijeve financiare në ndryshimin e sjelljeve aktuale individuale të tilla si mbajtja e shpenzimeve financiare personale, planfikimi dhe menaxhimi afatgjatë i financave, si edhe zgjedhja e produkteve të ndryshme financiare bazuar në vendim të informuara dhe mbi evidenca të disponueshme.

Sipas perspektivës së sigurimeve, integrimi i edukimit financiar dhe mbi sigurimet në kurrikulat shkollore do ti ofrojë mundësitë gjeneratave të reja të nivelit të shkollave të mesme që të marrin një orientim të përgjithshëm, si mbi rreziqet e papritura të jetës së përditshme, të tilla si aksidente dhe sëmundje, apo mbi çështje të tjera afatgjata të tilla si dalja në pension deri tek llojet bazë të këtyre produkteve dhe shërbimeve financiare për të ditur se si të shmangim këto rreziqe dhe se si dhe se çfarë duhet të bëjmë për sigurimin e mbrojtjes financiare si në “kohë me diell” edhe në “kohë me shi” në jetë. Ne nuk mund ta parashikojmë jetën, por mund të mbrohemi ndaj të papriturave të saj.

Çfarë janë dhe përse janë të rëndësishme sigurimet?

Sigurimi nënkupton transferimin e një rreziku të mundshëm, të një humbjeje pasurore dhe/ose jo pasurore nga i siguruari tek siguruesi, sipas një kontrate sigurimi.

Kontrata e sigurimit është akti, nëpërmjet të cilit siguruesi merr përsipër rreziqe të caktuara, përkundrejt pagesës së primit, që me rastin e ndodhjes së ngjarjes së siguruar t’i paguajë të siguruarit, përfituesit apo palës së tretë dëmshpërblimin.

Sigurimi ka rëndësi sepse ka të bëjë me sigurimin e një rrjeti sigurie financiare, që ju ndihmon të kujdeseni për veten dhe ata që doni kur keni më shumë nevojë.

Kultura dhe përgjegjësia për t’u siguruar mes shqiptarëve ngelet e ulët

Tregu i sigurimeve në Shqipëri është liberalizuar në vitin 1999 dhe që nga ajo kohë kanë ndodhur plot ndryshime sasiore dhe cilësore, ka ndryshuar baza ligjore, mentaliteti e botëkuptimi, por përsëri Shqipëria mbetet një nga vendet me kulturë dhe edukim të pakët në sigurime, krahasuar edhe me vendet e rajonit.

Vlera e sigurimit për frymë ka ardhur në rritje, por prapë mbetet më e ulëta në rajon e më gjerë.

SHIFRAT PËR 2022

SHQIPËRIA

Shpenzimi për sigurime Jo-Jetë – 60,2 Euro për frymë   (Prime të shkruara në total 168,245,579.77 Euro)

Shpenzimi për Sigurime Jetë – 5,2 Euro për frymë    (Prime të shkruara në total 14,694 Milionë Euro)

 KOSOVA

Shpenzimi për sigurime Jo-Jetë – 63,5 Euro për frymë   (Prime të shkruara në total 127,720,528 Euro)

Shpenzimi për Sigurime Jetë  –  3,5 Euro për frymë   (Prime të shkruara në total 6,377,336 Euro)

MAQEDONIA E VERIUT

Shpenzimi për sigurime Jo-Jetë – 82,5 Euro për frymë   (Prime të shkruara në total 127,720,528 Euro)

Shpenzimi për Sigurime Jetë   –  17,7 Euro për frymë    (Prime të shkruara në total 6,377,336 Euro)

Pavarësisht numrit të madh të kompanive që operojnë në treg dhe shumëllojshmërisë së produkteve që ofrohen, qytetarët shqiptarë ende nuk i kanë dhënë rëndësinë e duhur kësaj industrie.

Akoma mbetet e vështirë për shqiptarët konceptimi i saktë për rëndësinë e sigurimeve; kjo edhe pasi ne vijmë nga një kulturë ku shteti përgjigjej për gjithçka, ndërkohë që sot ai duhet të luajë rolin e rregullatorit, mbikëqyrësit, hartimit të bazës ligjore dhe mbrojtjes së interesave të konsumatorëve, ku mbetet akoma shumë punë për të arritur standardet europiane.

Me gjithë ekspozimin serioz ndaj riskut të fatkeqësive të shkaktuara nga natyra përfshirë tërmetet, përmbytjet, zjarret, thatësira dhe rrëshiqtja e tokës, shpeshtësia dhe shkalla e dëmit të të cilave ka gjasa të rritet si rezultat i ndryshimeve klimatike, sërish qytetarët tregohen indiferentë për sigurimin e pronës së tyre.

Ndryshimi i sjelljes fillon nga shkollat

Ndryshimi i sjelljes individuale mund të bëhet nëpërmjet integrimit të komponentëve të edukimit financiar dhe mbi sigurimet në kurrikulën formale shkollore, duke qenë se, ai jo vetëm që lehtëson ndryshimin, duke zhvilluar informimin, aftësitë financiare dhe përgjegjësinë që në moshë të hershme, por gjithashtu siguron edhe arritjen e një game më të gjerë audience njerëzish.

Vitet e fundit, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë por edhe vetë kompanitë e sigurimeve kanë zhvilluar leksione të hapura në universitete të ndryshme me qëllimin afrimin e brezit të ri drejt një kulture europiane për sigurimet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat