18.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetA ka dëmshpërblim financiar për ngjarje të tilla? Dy nxënës në një...

A ka dëmshpërblim financiar për ngjarje të tilla? Dy nxënës në një shkollë në Prishtinë bien në kontakt me rrymën elektrike, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Dy fëmijë në Prishtinë kanë pësuar lëndime dhe djegie pasi kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në shkollën “Faik Konica”.

Fëmijët, rreth moshës 15 vjeç, ishin duke luajtur në oborrin e shkollës dhe janë dërguar në emergjencën e QKUK-së, ku sipas raportimeve thuhet se gjendja e njërit prej fëmijëve është e rëndë për shkak se djegiet që ka marrë janë të shkallës së tretë.

Ndërsa fëmija tjetër ka djegie të shkallës së dytë dhe është transferuar në Kirurgjinë Plastike.

Sigurimi i Përgjegjësisë Publike

Nëse ndërveproni me njerëz të tjerë në aktivitetin tuaj, atëherë sigurimi i përgjegjësisë publike bën të mundur që të mos keni nevojë të përballeni me kosto shtesë nëse dikush ngre një pretendim ligjor kundër jush.

Nuk duhet harruar se ekziston gjithmonë një rrezik, madje edhe nëse pretendoni se biznesi apo aktiviteti juaj është shumë i sigurtë.

Me Sigurimin e Përgjegjësisë Publike ju do të mbuloheni për shpenzimet ligjore në rast se një palë e tretë vendos t’ju padisë.

Edhe nëse gjykata vendos kundër jush dhe ju duhet të paguani kompensim, sigurimi juaj do të mbulojë shumën.

ÇFARË PËRFSHIN

  • Shpenzimet Ligjore
  • Kostot e Riparimeve
  • Faturat Mjekësore

DËMET E MBULUARA

  • Dëmtimet fizike dhe aksidentale
  • Dëmtimet e pronës materiale

Por sa shkolla apo institucione të tjera publike në Shqipëri e kanë këtë sigurim? Sa prindër interesohen se çfarë siguracionesh ka shkolla ku mëson fëmija i tyre? Shumë pak ose më saktë asnjë…

Përpos kësaj, asnjë shkollë nuk duhet të pranojë në ambjentet e saj nxënës të pasiguruar.

Me rritjen e shpenzimeve spitalore dhe mundësinë e lartë të aksidenteve apo sëmundjeve të papritura, Sigurimi Privat i Shëndetit është një factor që edhe vetë prindërit duhet ta marrin parasysh.

Pavarësisht nëse fëmija është në shkollë 9-vjeçare, të mesme apo universitet ka polica Sigurimi enkas për nxënës dhe student, e cila i mban të shëndetshëm në ambjentet e shkollës dhe ju ndihmon të kurseni para.

Shumica e shkollave, kolegjeve dhe universiteteve jashtë vendit kërkojnë dëshmi të sigurimit shëndetësor të studentëve që në fillim të vitit shkollor apo akademik.

ÇFARË PËRFSHIN

Sigurimi garanton mbulim të shpenzimeve mjekësore në rast të çdo të papriture shëndetësore apo aksidentale të nxënësit apo studentit.

Polica ofron një gamë të gjerë mbulimesh dhe përfitimesh, duke marrë parasysh dhe aktivitetin e përditshëm të nxënësve dhe studentëve.

  • Mbulim të shpenzimeve mjekësore në rast aksidenti
  • Mbulim të shpenzimeve mjekësore për kurimin e sëmundjeve kritike, që shfaqen gjatë kohëzgjatjes së kontratës.
  • Dëmshpërblim për frakturat
  • Dëmshpërblim për paaftësi të të siguruarit në rast aksidenti
  • Kontroll parandalues (check-up) vjetor
  • Zbritje në të gjithë rrjetin mjekësor të spitaleve dhe klinikave private që bashkëpunojnë me kompaninë e sigurimit.

LEXO EDHENjë traditë e shkëlqyer prej vitit 1999/ Sigurimi Privat i Shëndetit vijon ti besohet SIGAL UNIQA-s

Përfitimet nga sigurimet janë të njëjta, si në Shqipëri ashtu edhe në Europë e SHBA sepse kontratat e sigurimit janë të njëjta. Por ndryshimi është se ata janë rritur me kulturën e sigurimeve dhe nuk mund ta mendojnë dot jetën e tyre pa një sigurim shëndeti, sigurim përgjegjësie prone etj.

Sepse në fund të fundit, siguracionet janë ato që të krijojnë personalitetin e dinjitetin e njeriut dhe e bëjnë atë të pavarur financiarisht.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat