15.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPensionet private, mënyra e vetme për rritjen e pensioneve në Shqipëri

Pensionet private, mënyra e vetme për rritjen e pensioneve në Shqipëri

Shpesh flitet për pensionet dhe rritjen e tyre, flitet për vendimet qeveritare për rritje të pensioneve shtetërore, me 3%, 5% apo 10%, ç’ka e përkthyer në shifra reale është 5 apo 10 mijë lekë të vjetra për një pensionist.

Të gjithë individët që mbushin moshën e pensionit natyrisht janë të pakënaqur me pensionin që marrin, duke parë masën e kontributit që kanë paguar ndër vite në shtet dhe pensionin që ata marrin.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2020 pensioni mesatar në qytet ishte 15,732 lekë, duke shënuar rënie me 3.2% në raport me vitin 2019.

Sipas ekspertëve, në vitin 2030 sistemi i pensioneve në Shqipëri mund të shkojë në paaftësi paguese. Ky është një skenar realist, nëse marrim në konsideratë projeksionet demografike dhe rritjen e vazhdueshme të deficitit të skemës së pensioneve.

Mjaftojnë këto shifra për të kuptuar nivelin e jetesës së pensionistëve në Shqipëri. Shifrat flasin qartë dhe bërtasin me të madhe “a ka zgjidhje dhe çfarë duhet të bëhet për brezat që do të vijnë?” “Si mundet që të kemi një pension dinjitoz për jetën tonë”?

Në një situatë të tillë, pasigurie për të ardhmen, na vijnë në ndihmë Fondet Private të Pensioneve, që së fundmi po njohin rritje edhe në Shqipëri.

Fondet e pensioneve private janë të linçensuara konform legjislacionit shqiptar dhe janë të garantuara.

Përfitimet prej tyre janë shumë herë më të larta se interesat e institucioneve të tjera financiare dhe në fund të periudhës së maturimit, kur individi del në pension, përfiton një pension disafish më të lartë sesa pensioni shtetëror.

Dhe natyrisht këtë e dinë më mirë ata persona që sot marrin përveç pensionit shtetëror edhe një pension privat SIGAL, që është dyfishi i pensionit shtetëror.

Më e rëndësishmja është se paratë e investuara në fondet private të pensioneve nuk humbasin, ato trashëgohen nga familjarët, ndryshe nga pensioni shtetëror që pushon së ekzistuari me humbjen e jetës së pensionistit.

Por si funksionon skema private e pensioneve në krahasim me atë shtetërore dhe çfarë përfitimesh ka?

Një qytetar paguan vetëm për pensionin shtetëror 21.6% të pagës, mesatarisht 35 vite të jetës së tij.

Për ata që kanë derdhur kontribute mbi bazën e pagës minimale, do të dalin me një pension mujor 14.500 lekë, ndërsa ai që ka derdhur kontribute mbi bazën e pagës maksimale do të ketë një pension shtetëror mujor prej 35 mijë lekësh.

Këtu po flasim për pensionet e qytetit, sepse pensionet rurale janë shumë herë më pak se ato të urbane.

Ka dy mënyra se si mund të kontribuohet në pensionin privat:

Mënyra e parë është ajo ku individët kontribuojnë vullnetarisht në skemat private të pensioneve, kjo është ajo që ndodh sot, duke e vendosur vetë shumën dhe kohën e kontributit, por që akoma është në shifra të ulta për shumë arsye. Kjo sepse njerëzit nuk i dinë përfitimet reale të kësaj skeme dhe mbeten peng i kontributeve në shtet, që në fakt, nëse do të kontribuonin në privat, pensioni del disa herë më i lartë.

Mënyra e dytë është që shteti të ndajë nga kontributet që qytetarët derdhin aktualisht për Sigurimet Shoqërore vetëm 3% për Pension Privat, atëherë qytetarët do të kishin një pension privat 3-4 herë më të lartë se pensioni i sotëm shtetëror, duke zgjidhur kështu përfundimisht këtë problem të rëndësishëm social.

Kështu, për shembull nëse një individ kontribuon çdo muaj nga 5,000 lekë të reja për 10 vjet në pensionin privat, ai do të përfitojë një pension mujor prej 8,200 lekësh për 10 vite pasi të dalë në pension.

Nëse kontribuon 5,000 lekë për 20 vjet do të ketë një pension prej 13,600 lekësh, ndërsa për 25 vite kontribut pensioni mujor do të jetë 17,000 lekë.

Nëse për 20 vjet një qytetar arkëton në Fondin e Pensionit Privat nga 10,000 lekë çdo muaj, në fund do të përfitojë një pension prej 27,000 lekësh dhe fitimi nga interesat do të jetë 408,000 lekë.

Ndërsa nëse një individ zgjedh të kontribuojë 20,000 lekë çdo muaj, shumë kjo që me Ligjin Shqiptar është e përjashtuar nga çdo taksë, pas 20 vitesh do të përfitojë një pension privat me 54,000 lekësh në muaj dhe fitimi nga interesat do të jetë rreth 820,000 lekë.

Kjo është një mundësi që çdo individ zgjedh për veten e tij, për të patur të ardhura shtesë në moshën kur i nevojiten më shumë.

RAJONI DHE EUROPA

Vetëm për pensione sot buxheti i sigurimeve shoqërore shpenzon mbi 110 miliardë lekë, baraz me 80% të gjithë buxhetit të sigurimeve shoqërore.

Banka Botërore, prej vitesh tahsmë, ka këshilluar ndërtimin e sistemeve shumëkolonëshe, të cilat me kalimin e kohës do t’i linin vendin njëri–tjetrit, por në shumicën e rasteve, do të kishte edhe alternime mes atij paraardhës, me atë pasardhës.

Krahas kolonës së parë, që do të mbetej si kolona kryesore e politikës sociale, e cila ka të bëjë me sistemin publik të pensioneve, e që në çdo rast, mbetet pjesë e varur nga buxheti i qeverisë, u dhanë idetë e ndërtimit të kolonave të tjera.

Kolona e Parë, është një sistemi shtetëror sigurimesh i parimit pay-as-you-go.

Shtrihet tek të gjithë personat ekonomikisht aktivë e familjet e tyre. Mështetet në parimin e solidaritetit e vazhdimësisë se brezave. Ky sistem vepron aktualisht pothuajse në të gjithë vendet e botës, më i zhvilluar në Europë.

Kolona e Dytë është një sistem i detyrueshëm me manaxhim privat, ku çdo i siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm shtetëror (kolona e parë), është i detyruar ligjërisht të paguajë një pjesë të kontributeve individuale në një fond privat pensionesh. Në këtë mënyrë, me plotësimin e kushteve për përfitim pensioni, të ardhurat e personave të siguruar përbëhen nga dy burime: një e ardhur (pension) nga skema e sigurimit të detyrueshëm shteteror dhe një tjetër e ardhur (pension) nga skema private e sigurimit.

Kolona e Tretë është një sistem krejtësisht vullnetar me manaxhim privat, ku çdo person që dëshiron të ketë burime të ardhurash më të larta në periudhën e pensionit hyn në marrëdhënie sigurimi me këto institucione private, të cilat, nëpërmjet një menaxhimi efikas, sigurojnë të ardhura më të mëdha dhe përfitime shtesë kundrejt pagimit të kontributeve.

Kjo është zgjidhja që i është dhënë historikisht Europës, botës dhe tanimë edhe rajonit.

Këtë model, krahas të gjithë vëndeve të zhvilluara si Gjermania, Franca, Italia etj, e gjejmë edhe në Poloni, Hungari, Kroaci, Bullgari, Estoni, Rumani, Republikë Çeke etj, të cilat sipas kushteve konkrete kanë bërë ndarjen e kontributeve dhe ndjekin në dinamik evolimin e këtyre proçeseve.

Aktualisht Kosova e ka skemën 100% kontribut privat dhe pension privat. Edhe Maqedonia e Veriut ka kohë që ka kaluar në dy kolona pensionesh, një shtetëror dhe një privat me pensionin privat është dyfishi i atij shtetëror.

Për shembull, kontributi për pension në Maqedoninë e Veriut është 18.% e pagës, nga të cilët 13% derdhet në Fondin e Sigurimeve Shoqërore për skemën shtetërore (kolona e I) dhe 5 % derdhet në fondet e detyrueshme private (kolona e II), nga ku me plotësimin e moshës çdo njeri do marrë dy pensione, një shtetëror dhe një privat të formuar nga kontributet e derdhura dhe fitimi nga investimi i tyre.

Vetëm tre vënde të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina dhe Serbia nuk e kanë kompletuar sistemin e pensioneve me kolonën e dytë private, kjo është edhe arsyeja që niveli i pensioneve në këto vende është me i ulti krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

KOMPANITË DHE PËRFITIMET

Por nga skemat e pensioneve private nuk përfitojnë vetëm punëmarrësit por edhe punëdhënësit pasi i ulet tatimi mbi fitimin për kompaninë e tij, për shkak se kontributet për pension privat që ai derdh për punëmarrësin i llogariten punëdhënësit si pjesë e zbritshme.

Nga ana tjetër, kompanitë që vendosin  të kontribuojnë për stafin e tyre për pension privat, gjithashtu kanë përfitime për efekt mostatimi. Për shembull, nëse një kompani me të ardhura vjetore 500 milionë lekë, me shpenzime vjetore 300 milionë lekë, vendos që 5 milionë lekë ti investojë për stafin si pension privat, përfitimi që do të kishte nga tatimi mbi fitimin do të ishte 750,000 lekë.

FONDET E PENSIONEVE PRIVATE NË SHQIPËRI

Numri i kontribuuesve në fondet e pensioneve private në vendin tonë po i afrohet shifrës 33 mijë. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se numri i kontribuuesve në fund të muajit shtator 2021 arriti në 32,932, me një rritje prej 6.16% që nga fillimi i vitit.

Për sa i takon vlerës së aseteve neto, ritmet e rritjes paraqiten edhe më të larta. Vlera e tyre në fund të muajit shtator të këtij viti arriti në 4.28 miliardë lekë ose rreth 35 milionë euro, në rritje me 18.9% që nga fillimi i këtij viti.

Ndërkohë, po sipas të dhënave nga AMF, fondi më i madh është Sigal Pension me 43.9% të totalit.

Po përse shqiptarët kanë zgjedhur ti besojnë të ardhmen e tyre Fondit SIGAL?

Fondi i Pensioneve Private SIGAL ofron:

– Pension pleqërie, kur mbush moshën për pension sipas ligjit për Sigurimet Shoqerore Shtetërore. Në këtë rast e përcakton vetë masën e pensionit dhe kohën e tërheqjes së tij;

– Pension të parakohshëm, 5 vjet para se të mbush moshën për pension sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore Shtetërore;

– Pension invaliditeti në rast sëmundjesh ose aksidentesh

– Pension familjar në rast fatkeqësie

– Shumat e patërhequra janë gjithmonë pronë e trashëgimtarëve.

– Pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe pjesë e UNIQA Insurance Group, gjigandi austriak i sigurimeve.

Kush mund të investojë në Fondin e Pensioneve Private SIGAL?

Në Fondin SIGAL mund të kontribuojë kushdo pasi nuk ka kufi në moshë deri para mbushjes së moshës së pensionit.

Si mund të informoheni për ecurinë e investimit?

Fondi i Pensionit Vullnetare “SIGAL” është një fond transparent, i hapur, që në mënyrë të vazhdueshme siguron anëtarët e tij, duke i informuar në kohë reale për situatën e aseteve nëpërmjet:

– kontrolli 24 orë në llogaritë individuale të anëtarëve nëpërmjet faqes së internetit www.fondisigal.com.al

– njoftim me shkrim një herë në vit për gjëndjen e aseteve neto të anëtareve dhe investime e tyre

– nëpërmjet publikimit në faqen e internetit të vlerës së kuotës së pensionit

Cilat janë përfitimet shtesë?

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensioneve Sigal të pajisur me kartën e pensionit Sigal përfitojnë:

  • Deri në 30% bonus për shërbime mjekësore në klinikat dhe spitalet private të rrjetit mjekësor SIGAL
  • 30% bonus për fizioterapi në Klubin e Shëndetit SIGAL
  • 25% ulje në sigurim e Pasurisë dhe Apartamentit
  • 15% ulje në sigurimin Kasko të makinës

Si mund të anëtarësoheni?

Për t’u anëtarësuar në F.P.P. SIGAL mund të drejtoheni:

  • Pranë zyrave të F.P.P. SIGAL
  • Rrjeti i degëve SIGAL në të gjithë Shqipërinë
  • Online nëpërmjet faqes zyrtare të internetit fondisigal.com.al

Për shumë informacion mund të telefononi në numrin fiks +35544511666 të dërgoni e-mail në [email protected] ose të vizitoni fizikisht zyrat qëndrore të Fondit në adresën “Rruga Donika Kastrioti”, Tiranë, pas Kullave Binjake.

Fillo të mendosh për pensionin tënd shumë kohë para se të pushosh së punuari. Ndërto të ardhmen bashkë me Fondin SIGAL…

Lexo edheNë 3 vitet e ardhshme shtohen 48 mijë pensionistë, duhen 100 milionë euro shtesë

 

 

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat