16.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident fatal në Kamëz, motori del nga rruga dhe përplaset me shtyllën...

Aksident fatal në Kamëz, motori del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e tensionit. Ndërron jetë 30-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kamëz rreth orës 13:35 të ditës së sotme, ku si pasojë e daljes nga rruga të një motomjeti dhe përplasjes me shtyllën e tensionit, ka humbur jetën një 30-vjeçar.

30-vjeçari me inicialet E.K., ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Informacioni i Policisë:

Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur “Tre fushat”, shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi E. K., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat