20.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreNë Sigurimet e Jetës na i kalon edhe Maqedonia e Veriut/ Shpenzimi...

Në Sigurimet e Jetës na i kalon edhe Maqedonia e Veriut/ Shpenzimi mesatar për frymë në Shqipëri vetëm 5.2 euro

Edhe gjatë vitit 2022, Shqipëria vijoi të rënditej mes vendeve të fundit në Europë sa i përket shpenzimeve për frymë për produkte Sigurimi.

Madje edhe shtetet fqinje, si Maqedonia e Veriut, kanë një kulturë Sigurimi shumë herë më të lartë se ajo e jona.

Investimet në Sigurimet e Jetës u rritën me 14% gjatë vitit 2022 në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pjesëmarrjen më të madhe në to e kanë investimet në sigurimet e jetës me komponent kursimin, me vlerë 20.1 milionë euro.

Këto janë të dhënat që publikon Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, sipas së cilës janë rritur gjithashtu edhe pagesat totale të siguruesve ndaj të siguruarve, me 18.5%, duke arritur në 14.5 milionë euro.

Në fund të vitit 2022, në Maqedoninë e Veriut, 305,322 persona kishin sigurime jete, që është një rritje prej gati 45,000 personash  krahasuar me një vit më parë. Në të njëjtën periudhë, numri i kontratave aktive ka kaluar shifrën 171,000 dhe është rritur me 7%.

Investimet në sigurime me komponent kursimi kanë peshën më të madhe në sigurimin total të jetës. Ky produkt i mundëson të siguruarit të marrë fondet e investuara të rritura me interes pas skadimit të kontratës së sigurimit. Pagesat e të siguruarve që kanë këtë lloj sigurimi investohen në depozita bankare në obligacione shtetërore ose instrumente të tjera financiare pa rrezik.

 

Në total, në vitin 2022 qytetarët kanë investuar 1,236 miliardë denarë (20,1 milionë euro) në këtë lloj sigurimi

Një nga dy arsyet kryesore për rritjen e shitjeve për sigurimin e rrezikut është se ky produkt është i lidhur me kreditë bankare (Jeta e Debitorit).

Operatorë të Sigurimit të Jetës në Maqedoninë e Veriut janë 5 kompani sigurimi.

“Koacia Osiguruvnje” 31,7%, “Grave” me 22,1%, “Viner Life” 17,6%, “Triglav Osiguruvanje – Jetë” me 16,1% dhe “UNIQA LIfe” me 12,5%.

LEXO EDHEUNIQA gjatë vitit 2022/ Rezultatet justifikuan çmimin “Brendi më i mirë i sigurimeve në Maqedoninë e Veriut”

Shoqëritë e sigurimeve të jetës në vitin 2022 kanë paguar gjithsej 705,2 milionë denarë (11,5 milionë euro) për të siguruarit, respektivisht 18,5 për qind më shumë se gjatë vitit 2021, raporton Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Ndërkohë 5 kompanitë e sigurimit të jetës janë të kapitalizuara në mënyrë solide dhe vitin e kaluar e mbyllën me një total asetesh prej 187 milionë eurosh.

Po në Shqipëri?

Primet nga Sigurimet e Jetës, gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare arritën 1,685, 474 milionë lekë. Ose e përkthyer në euro, 14,9 milionë.

Tregu i Sigurimit të Jetës në Shqipëri vazhdon të mbështetet në masën dërrmuese tek sigurimi i jetës së debitorit, produkt ky faktikisht i detyrueshëm, si kërkesë e bankave dhe institucioneve financiare për kreditë afatgjata.

Në Shqipëri, në tregun e sigurimeve të Jetës operojnë 4 kompani.

SIGAL LIFE UNIQA Group Austria, 45,74%; Sicred, 18,89%; Albsig Jeta, 17,69% dhe Insig Jeta, 17,68%.

LEXO EDHE: Raporti i AMF për vitin 2022/ SIGAL LIFE e para në tregun e Sigurimeve të Jetës, kompania me më shumë dëme të paguara

Mesatarja e sigurimeve për frymë

Maqedonia e Veriut, sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2022 kishte një popullsi prej 2,065,000 banorësh. Bazuar në këtë shifër dhe në raportin e AMS, rezulton se shpenzimi mesatar për frymë në Sigurimet e Jetës është 17,9 Euro.

Shqipëria, sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2022 kishte një popullsi prej 2,812,000 banorësh. Bazuar në këtë shifër dhe në raportin e AMF, rezulton se shpenzimi mesatar për frymë në Sigurimet e Jetës është vetëm 5,2 Euro.

Kultura dhe përgjegjësia për t’u siguruar mes shqiptarëve ngelet e ulët. Kjo bën tregu i sigurimeve në Shqipëri të dominohet nga sigurimet e detyrueshme, që janë ato motorike duke zënë mbi 62% të totalit të tregut.

LEXO EDHE: Në 2022 kompanitë e sigurimeve paguan 55 mln € dëme, rekord historik numri i kontratave/ Tregu në Shqipëri i konsoliduar por jemi të fundit edhe në rajon për shpenzimet në sigurime

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat