20.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti i AMF për vitin 2022/ SIGAL LIFE e para në tregun...

Raporti i AMF për vitin 2022/ SIGAL LIFE e para në tregun e Sigurimeve të Jetës, kompania me më shumë dëme të paguara

Autoriteti i Mbikëqyerjes Financiare publikoi raportin e ecurisë së tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-dhjetor 2022.

Sa i përket primeve nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, arritën rreth 1,685 milionë lekë, ose 17.84% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, thuhet ndër të tjera në raportin e AMF.

Ashtu si në Sigurimet e jo jetës, ku dominimi i SIGAL UNIQA Group Austria është evident, edhe në Sigurimet e jetës SIGAL LIFE UNIQA Group Austria rezulton kompania numër 1, si në pozicionimin në treg ashtu edhe në dëmet e paguara.

NDARJA E TREGUT NË SIGURIMET E JETËS

Mes katër kompanive të sigurimeve që operojnë në tregun e Jetës, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria rënditet e para duke zënë 46% të tregut.

DËMET E PAGUARA NË SIGURIMET E JETËS

Edhe në dëmet e paguara, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria mbetet në krye edhe për vitin 2022 duke paguar afro 60% të totalit të dëmeve dhe me një diferencë të theksuar me kompaninë që rënditet e dyta.

Nëse 4 kompanitë që operojnë në këtë treg kanë paguar në total 292 milionë lekë, SIGAL LIFE ka paguar pllot 173 milionë lekë dëme tek klientët e saj.

Krahasuar me vitin 2021, dëmet e paguara nga SIGAL LIFE janë rritur me rreth 18%, nga 140,544,000 milionë lekë në 173,017,000 lekë.

Edhe në klasën më të madhe të sigurimeve të jetës, “Jeta e Debitorit”, sërish SIGAL LIFE mbetet kompania më e madhe.

Ndarja e tregut

Dëmet e paguara

Sa i përket dëmeve të paguara, nëse në vitin 2021 SIGAL LIFE zinte 43% të totalit, në vitin 2022 ajo ze plot 70,44% të tij.

Nëse flasim me shifra konkrete, nëse 4 kompanitë së bashku kanë paguar mbi 142 milionë lekë dëme, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria ka paguar mbi 100 milionë lekë dëmshpërblime tek klientët e saj.

Ngjarje të papritura mund të ndodhin në çdo kohë dhe janë pjesë e përditshmërisë tonë. Me sigurimin e jetës pranë SIGAL LIFE UNIQA Group Austria përfitoni mbrojtje financiare dhe qetësi mendjeje në rast fatkeqësie.

SIGAL Life sh.a u themelua në 30 Gusht 2004 dhe u autorizua nga Autoriteti Mbikqyrës i Sigurimeve për kryerjen e sigurimeve të jetës dhe regjistruar në QKR me NUIS K51423801Q.

Që prej vitit 2008 Kompania operon nën emrin SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a dhe ofron një gamë të gjerë produktesh sigurimi.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm një emër, SIGAL UNIQA Group Austria…

Web: www.sigallife.al

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat