26.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKur dhe pse bien tërmetet/ Një histori e aktivitetit sizmik në Shqipëri...

Kur dhe pse bien tërmetet/ Një histori e aktivitetit sizmik në Shqipëri dhe pse Sigurimi nuk është shpenzim por investim

Dy tërmete janë regjistruar paraditen e sotme në Shqipëri dhe në brigjet e Adriatikut me magnitudë 3.4 dhe 4.8 ballë.

Por më poshtë ju sjellim detaje të tërmeteve ndër vite të rënë në vendin tonë, disa shumë të fortë dhe me pasoja tragjike në jetë dhe prona.

Tërmeti është fenomen i cili shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar i cili shkakton krijimin e valëve sizmike. Në sipërfaqen e tokës, tërmeti shfaqet në dridhjet ose zhvendosjet e tokës. Çdo tërmet përbëhet nga lëkundje të ndryshme që vijnë njëra pas tjetrës.

Shqipëria, vend me aktivitet të lartë sizmik

Sipas ekspertëve sizmiologë, Shqipëria përcaktohet si një nga vendet me veprimtari sizmike ndër më të lartat në Europë, pasi rreziku nga tërmetet është gjithnjë prezent në të gjithë territorin.

Duke vlerësuar këtë risk, ata kanë arritur në përfundimin se çdo 5 vjet mund të ndodhë një tërmet i fuqishëm mbi 7 ballë dhe çdo dhjetë vjet një tërmet mbi 8 ballë.

Zonat më të rrezikuara janë zona e bregdetit shqiptar, zona e dytë që paraqet rrezikshmëri është zona e Leskovik-Korçë-Pogradec ndërsa zona e tretë mbahet si zona e Lushnje-Elbasan-Peshkopi.

Por cilat janë rastet më të rënda kur vendi ynë është tronditur nga lëkundjet sizmike?

Ju njohim më poshtë me tërmetet më të fuqishme në historinë e vendit tonë, që në disa raste kanë qenë tragjikë për shqiptarët.

1851, 17 Tetor

Rrethi i Beratit goditet nga një tërmet i fuqishëm me pasoja të rënda. Mbi 400 të vdekur dhe shkatërrime të shumta në ndërtesa. Plasaritje të mëdha, rrëshqitje toke dhe pluhur me squfur.

1855, Korrik-Gusht

Shkodra ndien lëkundje të forta që shkaktojnë shkatërrimin e Bushatit, Jubanit, Kozmaçit, Vaut të Dejës dhe fshatra të tjerë në Shkodër, Karme, Dushan, Toplane dhe Bruç. çarje të mëdha në tokë.

1919, Dhjetor 22

Leskovik-Konicë, tërmet 6.1 ballë i shkallës Rihter. Shumë shtëpi të shkatërruara në kufijtë shqiptarë si dhe në fshatrat grekë Isboros, Plavoli, Belthonsi dhe Kapaztiko. I gjithë rajoni i shkatërruar. Jo viktima.

1920, Dhjetor 18

173 shtëpi të shkatërrura në Elbasan dhe dhjetëra persona plagosen. Pasojat e tërmetit me epiqendër në Elbasan më së shumti u ndjenë në Peqin ku 14 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën rëndë.

1921, Mars 30

Nuk ka të dhëna për dëme në njerëz, por dhjetëra shtëpi janë shkatërruar në Peshkopi dhe Dibër (Maqedoni).

1948, Gusht 27

Nënshkodra preket nga tërmeti 5.5 ballë. Dëmtime serioze të shtratit të lumit Buna dhe në qytetin e Shkodrës. Dëmet më të mëdha raportohen në Trush (1 i vdekur dhe 27 të plagosur). Shkatërrime objektesh ka pasur edhe në Oblike e Barbullush.

1959, Shtator 1

Shkatërrime në Lushnjë, Fier, Rrogozhinë, Peqin, Kuçovë dhe Berat. Në total 944 shtëpi të shkatërruara. Kryesisht në Karbunarë të Lushnjës. Dëmtime të mëdha në objekte industriale, shkolla, spitale dhe objektet kulturore.

1967, Nëntor 30

Librazhd-Dibër, 6.6 ballë. Dëme të mëdha në 13 lokalitete dhe 177 fshatra. Së bashku me Maqedoninë e prekur nga tërmeti, raportohen 6,336 ndërtesa të shkatërruara. Raportohet për 12 të vdekur dhe 174 të plagosur.

1976, Prill 15

Tërmeti 8 ballë godet Shkodrën, duke shkaktuar viktima dhe dëmtime të mëdha. Fatkeqësisht, 40 persona humbën jetën në Shkodër-Lezhë. U dëmtuan 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore.

1988, Janar 9

Lëkundje të shpeshta në Tiranë me dëme materiale. Pasojat kryesore në fshatrat Arbanë dhe Petrelë

2019, Nëntor 26

Shqipëria veriperëndimore u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 me një epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, në 03:54 më 26 nëntor 2019.

Tërmeti zgjati të paktën 50 sekonda dhe dridhja u ndje në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, si dhe në vende aq larg sa Taranto dhe Beogradi, rreth 370 kilometra në verilindje të epiqendrës.

Në total 51 njerëz mbetën të vdekur nga tërmeti dhe mbi 3,000 vetë u plagosën. Ndërsa mijëra ndërtesa u shkatërruan.

Sigurimi nga Tërmetet, investim, jo shpenzim!

Sigurimi i pronës nga tërmeti është një kontratë ligjore me palë; një kompani sigurimi, e cila merr përsipër dëmshpërblimin e palës tjetër që quhet pala e siguruar dhe/ose përfituesi/t në masën e shumës së siguruar, e cila mund të jetë e formës rikthim i objektit të siguruar (shtëpisë/godinës) në gjendjen para ndodhjes së tërmetit, ose në formë monetare, sipas nivelit të vlerësimit të dëmit nga ekspertët e licencuar të profesionit “vlerësues dëmesh në sigurime”, në kushtet kur pala e siguruar ka paguar primin e sigurimit, që është çmimi që kjo e fundit duhet të paguajë si kusht paraprak për marrjen e këtij sigurimi.

Përse t’u shtojmë financave tona këtë shpenzim, ndërkohë që kemi shtetin që duhet të na përgjigjet? Sepse Sigurimi i Pronës nuk është shpenzim, por investim!

Sigurimi nga tërmeti është kontratë ligjore, e cila ka fuqinë për të vendosur pretendimet e palëve në lidhje me respektimin e kushteve dhe termave të saj për gjykim nga palë të treta, si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe/ose sistemi gjyqësor.

Kjo e bën këtë kontratë më favorizuese për qytetarin, pasi në rast konflikti apo mosmarrëveshjeje me kompaninë e sigurimit ka në anën e “avokatit” të tij Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare e më pas, sistemin gjyqësor.

Çfarë mbulon sigurimi nga tërmeti?

Banesën: Dëmet e riparimit të shtëpisë suaj dhe strukturës.

Mbulimi i pasurisë personale: Rimbursimi i kostove për pasurinë e dëmtuar.

Në varësi të zgjedhjes suaj, polica e sigurimit mund të mbulojë edhe dëmet nga: Zjarri, eksplozioni, rrufeja, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës, stuhia, thyerja e xhamave dhe vjedhja.

Çmimi i sigurimit në Shqipëri

Çmimi i sigurimit të pronës është në nivelet rreth 1 euro/m², duke mos përmendur ofertat e limituara në kohë, që disa kompani kanë bërë, duke ofruar çmime fikse primi sigurimi, pavarësisht natyrës dhe sipërfaqes së pronës.

Kjo, në terma praktikë, do të thotë që për shtëpi me sipërfaqe 100 m², me vlerë 100.000 euro, primi që duhet të paguajë në vit do të ishte 100 m² * 1 €/m² = 100 €, e cila e shpërndarë si kosto mujore do ishte 100 € /12 muaj = 8.3 € ose rreth 30 lekë/ditë.

Me fjalë të tjera ne “kursejmë” 30 lekë/ditë (sa bakshishi që i lëmë një kamerieri kur pimë kafenë e mëngjesit) për të luajtur “bixhoz” me natyrën (tërmetin).

Mos luani me rrezikun!

Të bëhemi qytetarë të përgjegjshëm, të pavarur dhe me dinjitet: Le të bëhemi të gjithë pjesë e një komuniteti që vlerëson sigurinë dhe përgjegjësinë.

Investimi në sigurimin e pronës nuk është vetëm një veprim i mençur financiar, por gjithashtu një shenjë e kujdesit dhe respektit ndaj vetes dhe të tjerëve.

Duke patur një policë Sigurimi ne jemi qytetarë të pavarur dhe dinjitozë, pa patur nevojë të trokasim dyerve të institucioneve për ndihmë apo të presim disa vite për rikuperimin e dëmit.

Nëse jeni të interesuar për të blerë këtë sigurim të rëndësishëm, kontaktoni në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

ose vizitoni faqen: www.sigal.com.al

LEXO EDHE: 2023, një tjetër faqe suksesi/ SIGAL UNIQA e mbyll vitin në krye të tregut të sigurimeve

/Sigurime.Online

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat