15.5 C
Tirana
Thursday, May 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTragjedia në Spanjë, rritet numri i viktimave nga zjarri/ Shpallen 3 ditë...

Tragjedia në Spanjë, rritet numri i viktimave nga zjarri/ Shpallen 3 ditë zie

Ka marrë përmasa të mëdha tragjedia e ndodhur në Valencia, si pasojë e rënies së zjarrit në një bllok pallatesh të banuara.

Kryetari i Bashkisë së Valencias ka deklaruar se numri i viktimave ka shkuar në 10.

Të paktën 14 persona janë të plagosur rëndë, duke përfshirë gjashtë anëtarë të ekipeve të shpëtimit.

Zjarri ka rënë në katin e pestë të një pallati të sapondërtuar në lagjen Campanar.

Në pallat ka gjithsej 138 apartamente. Rreth 50 banorë të Valencias u solidarizuan për të dhuruar veshje, produkte higjienike dhe ushqime pas zjarrit që përfshiu ndërtesën të enjten në mbrëmje.

Ekspertët e kanë lidhur përhapjen e shpejtë të zjarrit me përdorimin e materialeve lehtësisht të ndezshme të veshjes në pjesën e jashtme të ndërtesës – edhe pse kjo mbetet e pakonfirmuar.

Janë deri në 15 persona të zhdukur si pasojë e flakëve ndërkohë, në qytetin e Valencias është shpallur tri ditë zie.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka premtuar mbështetjen e plotë të shtetit për viktimat, operacionin e shpëtimit dhe për çdo hetim të ardhshëm për shkakun e zjarrit.

LEXO EDHESigurimi i Pronës nga zjarri dhe tërmeti, një temë sa e rëndësishme aq edhe aktuale

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat