11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDimri nuk ka ikur ende/ Si pritet të jetë moti gjatë kësaj...

Dimri nuk ka ikur ende/ Si pritet të jetë moti gjatë kësaj jave

Depërtimi i masave ajrore të lagështa jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që pjesën më të madhe të ditëve gjatë kësaj jave të mbizotërojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë javës moti do të jetë me intervale të herëpasherëshme kthjellimesh si dhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intenistet të ulët dhe mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive me shkarkesa elektrike e breshër në pjesën më të madhe të territorit.

Nuk do të mungojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në relievet malore në veri, verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 1000m, kryesisht ditën e Hënë dhe të Enjte.

Problematike parashikohet të jetë dita e Mërkurë ku era përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë shpejtësi 16-23m/s me dallgëzim në dete të forcës 4-6ballë.

LEXO EDHE: “Stina e përmbytjeve dhe stuhive”/ Sigurimi i Pronës dhe KASKO, mënyra më e mirë për ti rikthyer diellin jetës suaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat