10.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Stina e përmbytjeve dhe stuhive”/ Sigurimi i Pronës dhe KASKO, mënyra më...

“Stina e përmbytjeve dhe stuhive”/ Sigurimi i Pronës dhe KASKO, mënyra më e mirë për ti rikthyer diellin jetës suaj

Njeriu bashkëjeton me rrezikun. Tërmeti, zjarret, përmbytjet godasin herë pas here në komunitete të gjera dhe kohë të ndryshme. Dhe goditjet përkthehen me një emërues të përbashkët të quajtur katastrofë.

Shqipëria është shteti më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore. Të paktën 30 mijë persona në vit janë prekur prej tyre që prej vitit 1995 duke bërë që rreziku nga fatkeqësitë natyrore  të jetë i lartë.

Këto goditje, sipas Bankës Botërore, e kanë vendosur vendin tonë me rreth të kuq, me probabilitet të lartë risku, 8.46 nga 10 që është koeficienti maksimal.

Por pavarësisht këtij risku permanent, shqiptarët vijojnë të qëndrojnë të pasiguruar.

Nga të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare rezulton se për periudhën janar-shtator janë paguar më pak se 20 milionë euro në gjithë vendin për sigurimin e pronave nga fatkeqësitë natyrore.

Por kompanitë e sigurimeve në Shqipëri, aktive në treg prej shumë vitesh dhe solide nga ana financiare, ofrojnë për qytetarët dhe bizneset produkte Sigurimi që i mundësojnë atyre qetësi mendore dhe financiare në rast dëmi.

Madje, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, përveçse ofron mbulim për çdo banesë apo biznes në çdo cep të vendit, ka paketa Sigurimi të personalizuara sipas risqeve që janë më evidente në zonën ku jetoni dhe ushtroni aktivitetin tuaj.

“Ndryshimet klimatike po shkaktojnë thatësira, intensifikimin e zjarreve dhe po nxit kushte atmosferike ekstreme me rrebeshe shiu dhe breshëri, përmbytje, stuhi ere etj.

Këto fenomene natyrore mund të shkatërrojnë shtëpi, makina, biznese dhe të mbjella, duke çuar këdo drejt një kolapsi financiar.

SIGAL UNIQA, edhe përmes mediave, ka apeluar në vazhdimësi tek qytetarët dhe bizneset që ti shohin siguracionet si e vetmja mundësi që çdo barrë financiare e ardhur nga të tilla ngjarje të kalojë te kompania e sigurimit.

Duke qenë pjesë e një grupi të madh si “UNIQA Insurance Group” dhe bashkëpunues me kompanitë më të mëdha të risigurimit në botë, SIGAL UNIQA është tashmë një kompani e konsoliduar prej shumë vitesh tashmë, duke ofruar mbulime të caktuara, sipas problematikave klimaterike të zonës ku jetoni apo zhvilloni aktivitetin tuaj.

Pra, çdo individ apo biznes, tashmë mund të personalizojë sigurimin e tij sipas nevojave për të qenë 100% i mbuluar në rast dëmi.

Dhe vlera që duhet paguar në vit për sigurimin e shtëpisë apo biznesit është shumë modeste, teksa nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit”, thotë Ogert Shkrepa, Drejtor i Departamentit të Pasurisë dhe Garancive në SIGAL UNIQA.

 

“Kapriçiot” e  natyrës mund të shkatërrojnë jo vetëm shtëpi dhe biznese, por edhe automjete.

Dhe dëmet nga fatkeqësitë natyrore për automjetet mbulohen vetëm nga Sigurimi KASKO.

 Sigurimi KASKO nga SIGAL UNIQA është i vetmi sigurim motorik vullnetar që mbulon edhe dëmet që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore, siç janë përmbytjet, stuhitë apo breshëri.

Por Sigurimi KASKO nga SIGAL UNIQA ju mbulon financiarisht dmet qe mund te shkaktohent në parkim, dëmet nga zjarri, rrufeja ose shpërthimi, apo nga dëmtimet aksidentale.

Sigurimi KASKO nga SIGAL UNIQA ju mbulon edhe vjedhjen e pjeshme ose te plote te mjetit tuaj.

Te gjitha rrisqet e mesiperme te sigurimit Kasko mund te mbulohen edhe jashtë Shqipërisë.

Për më teper SIGAL UNIQA ofron edhe sherbimin e Asistencës Rrugore “AutoSOS” per drejtuesit e mjeteve ne Shqiperi dhe ne Europe, qe eshte nje risi për Shqipërinë dhe rajonin dhe që ofrohet vetëm nga kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe jo vetëm”, shprehet Besnik Çobaj, Drejtor i Departamentit Motorik në SIGAL UNIQA.

Kronika e Top News:

Të kesh një policë sigurimi kundër katastrofave natyrore është një mënyrë për të mbrojtur plotësisht asetet tuaja nga kostot e dëmtimeve dhe/ose humbjeve që mund të shkaktohen nga përmbytjet.

Nëse nuk e keni një sigurim, çdo dëm në pronën tuaj do të paguhet nga xhepi juaj.

MOS HARRONI! Sigurimet e bënjë individin shumë të fuqishëm dhe të pavarur. Sepse, ekzistenca e një kontrate sigurimi është shumë më e fuqishme se çdo kontratë tjetër.

E nënshkruar nga të dyja palët ajo gjithmonë do të japë zgjidhje, duke mos e detyruar qytetarin të endet zyrave të institucioneve për të kërkuar ndihmë.

Bota sot është kaq e zhvilluar, kaq e qytetëruar edhe për faktin se sigurimet kanë qenë gjithmonë mburoja e këtyre tregjeve, mburoja e të gjithë pasurive. Sepse janë tregjet e sigurimeve që rikthejnë çdo pasuri në gjendjen e mëparshme, pavarësisht vlerës që mund të ketë dëmi.

Mos e lini Shtëpinë, Biznesin apo Automjetin pas Siguracionin e nevojshëm.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat