8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇmimet “frynë” tregtinë me jashtë/ Rriten importet dhe eksportet në tetor

Çmimet “frynë” tregtinë me jashtë/ Rriten importet dhe eksportet në tetor

Shqipëria shiti e bleu më shumë mallra, muajin e shkuar se një vit më parë, të paktën në vlerë.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në tetor u eksportuan 38.2 miliardë lekë produkte, 12.5 për qind më shumë se në njëjtin muaj të vitit të shkuar.

 

Fasonët, industria nxjerrëse dhe ajo automotive kanë dhënë kontributin kryesor në këtë ecuri pozitive, ndërsa eksportet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve janë tkurrur me 3.2 për qind, kjo si pasojë e pezullimit të aktivitet nga kompanitë e nxjerrjes së mineraleve dhe përpunimit të çelikut.

 

Pjesa më e madhe e këtyre produkteve u shit në Gjermani, Itali e Maqedoninë e Veriut, vende me të cilat eksportet pësuan rritje krahasuar me vjet, por nga ana tjetër Shqipëria eksportoi më pak produkte në Greqi, Kosovë e Spanjë.

 

Zgjerim kanë pësuar edhe importet të cilat, muajin që lamë pas kapën shifrën e 83.2 miliard lekëve, 8.6% më shumë se një vit më parë.

 

Në këtë ecuri ka ndikuar kryesisht nevoja e vijueshme e vendit për të blerë energji elektrike, ndjekur nga makineritë e pajisjet e këmbimit  apo lënda e parë për manifakturën. Ndërkohë në tetor vendi ka blerë më pak produkte kimike e plastike, materiale ndërtimi apo prodhimi druri e letre.

 

Mospërmbushja e nevojave nga prodhimi vendas, kombinuar me çmimet e shtrenjtuara në tregjet ndërkombëtare bënë që deficiti tregtar, raporti mes importeve dhe eksporteve të zgjerohej në 45 miliardë lekë, apo mbi 380 milionë euro, 5.5% më shumë se një vit më parë.

 

Në linjë të ngjashme me shifrat e tetorit shkojnë edhe të dhënat e marra në 10 muaj, ku çmimet e larta po rrisin tregtinë e jashtme, të paktën në një drejtim, atë të parave të qarkulluara. /A2

LEXO EDHE: Rritje e madhe e import-eskporteve mes dy vendeve, tregtia me Maqedoninë e Veriut në “Top 10”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat