13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiLufta me Ukrainën sjell “frytet” e para, ekonomia ruse futet në recesion

Lufta me Ukrainën sjell “frytet” e para, ekonomia ruse futet në recesion

Përreth 9 muaj pasi Rusia vendosi të sulmojë Ukrainën, ekonomia e saj ka hyrë në një proces recesioni.

Lajmi është bërë i ditur nga statistikat e qeverisë të publikuara së fundmi, ku theksohet se prodhimet vendase janë tkurrur për dy tremujorë radhazi.

Në periudhën korrik-shtator, prodhimi rus ra me 4% krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që aktiviteti i shitjeve më shumicë, pakicë, transporti dhe prodhimi janë fushat ku është pësuar rënia e ndjeshme. Ndërtimi dhe bujqësia nga ana tjetër raportohet se kanë regjistruar rritje.

Situata e krijuar vjen pasi në periudhën prill-qershor ekonomia ra me 4.1% për shkak të uljes së aktivitetit të tregtisë, transportit detar, depozitimit të mbetjeve, restoranteve dhe hotelerisë.

Recesion konsiderohet nga ekonomistët tkurrja e Prodhimit të Brendshëm Bruto së një vendi për disa tremujorë të njëpasnjëshëm.

Deri më sot Rusia ka arritur të shmangë pasoja të rënda ekonomike për shkak të luftës me Ukrainën. Pavarësisht sanksioneve perëndimore dhe ikjes së koorporatave, rritja e çmimit të naftës dhe gazit, si dhe kontrollet e kapitalit të vendosura nga qeveria, kanë rritur rublën (monedha vendase).

Megjithëatë, hulumtimet e bëra nga Banka e Rusisë vunë në dukje se ekonomia e vendit u përkeqësua ndjeshëm në muajin shtator, pasi kërkesa ra dhe inflacioni u rrit.

Politikanët rus kanë nisur mobilizimin për shkak të mundësive për përkeqësimin e mundshëm të situatës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat