13.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBota mbetet e papërgatitur përballë rrezikut të katastrofave klimatike. Po Shqipëria?

Bota mbetet e papërgatitur përballë rrezikut të katastrofave klimatike. Po Shqipëria?

Nga përmbytjet vdekjeprurëse në Kaliforni te zjarret shkatërruese në Kili, shkencëtarët paralajmërojnë se bota nuk është e përgatitur për katastrofat klimatike që po godasin me frekuencë në rritje, pasi ngrohja globale e drejtuar nga njerëzit vazhdon të thyejë rekorde.

Viti më i nxehtë në histori është pasuar nga janari më i ngrohtë ndonjëherë. Shumë rajone në hemisferën veriore janë zhytur në valë të nxehta që do të ishin më normale në qershor. Shkencëtarët detarë janë të tronditur nga nxehtësia e zgjatur dhe intensive në sipërfaqen e oqeaneve, raporton “The Guardian”.

Shkencëtarët kanë thënë se nxehtësia ekstreme është kryesisht rezultat i aktivitetit njerëzor, si djegia e naftës, gazit dhe qymyrit si dhe prerja e pyjeve. Kjo është përforcuar nga faktorët natyrorë, veçanërisht “El Nino”, një fenomen i lidhur me ngrohjen e Oqeanit Paqësor – që filloi vitin e kaluar dhe pritet të vazhdojë deri në pranverë.

Viti 2024 ka një shans një në tre për të qenë edhe më i nxehtë se rekordi i vitit të kaluar, sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së.

Sa më e lartë të jetë temperatura globale, aq më i madh është rreziku i zjarreve dhe përmbytjeve.

Humbjet nga Katastrofat Natyrore në 2023 arritën në 380 miliardë dollarë

Raporti “Climate and Catastrophe Insight 2024“, publikuar nga “Aon” tregon se 398 fatkeqësi natyrore të regjistruara gjatë vitit 2023, shkaktuan një humbje ekonomike prej 380 miliardë dollarësh gjatë vitit 2023 (2022: 355 miliardë dollarë), të nxitura nga tërmete të të pamëshirshme, stuhi të forta, përmbytje dhe zjarre në mbarë botën.

Humbjet globale të siguruara gjatë 2023-shit tejkaluan 100 miliardë dollarët, ose 31% të humbjeve totale. “Hendeku i mbrojtjes” ka qenë 69% (2022: 58%), fakt që nxjerr në pah urgjencën për të zgjeruar mbulimin në sigurim.

Raporti thekson se 95,000 njerëz në mbarë botën humbën jetën për shkak të fatkeqësive natyrore në vitin 2023, numri më i lartë që nga viti 2010, kryesisht nga tërmetet dhe valët e të nxehtit.

Sipas raportit të Klimës dhe Katastrofës 2024 të Aon-it, 10 ngjarjet kryesore të humbjeve ekonomike globale në 2023 ishin:

Shqipëria, vendi më i rrezikuar në Ballkan nga katastrofat natyore

Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Ballkanin Perëndimor nga katastrofat natyrore sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvardit.

E me gjithë rreziqet, kryesisht nga përmbytjet dhe tërmetet të cilat janë bërë më të ndjeshme se kurrë më parë vitet e fundit, sërish mbetemi të fundit në rajon dhe Evropë për densitetin e sigurimeve.

Sipas raportit vjetor të Autoritetitt ë Mbikqyrjes Financiare (AMF), në Sigurimet e Pronës, Përgjegjësive, Garancive gjatë vitit 2023 u shpenzuan afërisht 38 milionë euro.

Vendin e parë në këto portofole e zë Sigurimi nga Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.40%, (rreth 25 milionë Euro) të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 25.90% të totalit.

Shifra që vijnë në rritje krahasuar me vitin 2022 por që mbeten sërish në nivelet më të ulta në rajon dhe Evropë.

Indiferencë apo mungesë kulture?

Shqiptarët duken të prirur të sigurohen vetëm me atë produkte që janë me detyrim duke bërë që sigurimet e detyrueshme të zenë përqindjen më të madhe të tregut në Shqipëri.

Por nuk duhet harruar se viti nuk ka vetëm ditë me diell. Ka ditë me shi, përmbytje, katastrofa natyrore, tërmetet etj, fenomene të cilat po shpeshtohen vit pas viti dhe për të cilat Banka Botërore e shumë institucione ndërkombëtare kanë ndezur alarmin e kuq sa i përket rrezikut që i kanoset Shqipërisë.

Por përse shqiptarët vazhdojnë të shpenzojnë më pak për sigurime ndërkohë që rreziqet sa vijnë dhe shtohen?

E para, për shkak të kaluarës komuniste ku për gjithçka përgjigjej shteti, kultura e sigurimit është shumë e ulët;

E dyta, është mungesa e një sërë ligjesh që i bëjnë më të domosdoshme dhe më të rëndësishme sigurimet tek çdo qytetar.

Pse europianët nuk e mendojnë jetën pa sigurime dhe çfarë përfitojnë më shumë se ne?

Përfitimet nga sigurimet janë të njëjta, si në Shqipëri ashtu edhe në Europë e kudo pasi kontratat e sigurimit janë të njëjta. Por ndryshimi është se ne ende nuk e kemi kulturën e sigurimeve dhe pavarësisht rreziqeve mund ta mendojmë jetën tonë pa një sigurim shëndeti, sigurim shtëpie, makine apo pension pension. Një i huaj nuk mund ta mendojë.

Qëllimi i sigurimit të pronës është të minimizojë kostot e mundshme të katastrofave natyrore dhe me natyrë njerëzore në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

Për fatin e mirë të të gjithë pronarëve apo bizneseve, pajisja me një sigurim prone është ende mjaft e lirë në vendin tonë. Teksa një metër katror ndërtim në Tiranë kushton minimalisht mbi 1000 Euro, Sigurimin e Pronës mund ta bënin tuajën maksimumi për 1 euro për m2.

Familjet apo bizneset, sado të kenë kursyer dhe vënë para mënjanë, ashpërsia e goditjes nga ngjarje të papritura mund të jetë shumë herë më e madhe se këto fonde. Dhe për të mbuluar riskun e mospërballimit ekonomik nga fenomene si zjarri, tërmeti, përmbytja etj, shoqëritë e sigurimit kanë qenë ndër shekuj dhe mbeten akoma mekanizmi mbrojtës për financat tona.

Duke transferuar riskun te kompania e sigurimit, qytetari dhe biznesin fiton sigurinë e vazhdimësisë së jetës aty ku e ka lënë. Ndaj secili duhet të sigurojë gjithçka posedon duke mos i lënë asgjë rastësisë.

Sigurimi ruan pasurinë dhe ul riskun financiar

Shumë katastrofa nuk mund të shmangen, veçanërisht katastrofat natyrore, gjithsesi efektet e tyre ekonomike dhe sociale mund të zbuten nëpërmjet një manaxhimi të mirë dhe parandalimi.

Sigurimi i pronës ndikon në jetën e gjithkujt dhe në gjithë ekonominë e vendit. Nga vlerësimi dhe matja e riskut të katastrofave, modelimi i tij, ne do të përpiqemi të tregojmë se cilat janë mënyrat më të mira për të manaxhuar riskun që lidhet me ngjarjet katastrofike, sa i kushtojnë ekonomisë dhe si mund të implementohen në vendin tonë.

Fatkeqësitë natyrore janë të shoqëruara me humbje në numër të madh jetësh njerëzish, me dëme kolosale të karakterit ekonomik e social, por edhe me prishjen e trendit në zhvillimin ekonomik të vendeve, si dhe këputjen e zinxhirit të ekuilibrave mikro dhe makro-ekonomike.

Vitet e fundit shpeshtimi i ngjarjeve me natyrë katastrofike dhe rritja e dëmeve të shkaktuara prej tyre, shihen si një kërcënim i madh për zhvillimin ekonomik, social dhe human në shumë zona të prekura ose që rrezikojnë të preken prej tyre.

Ndikimi i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.

KTHEJINI DIELLIN JETËS SUAJ DUKE U SIGURUAR

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat