9.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE frikshme! 2024 nis me 10 aksidente rrugore çdo ditë/ Shefi i...

E frikshme! 2024 nis me 10 aksidente rrugore çdo ditë/ Shefi i Urgjencës – autoriteteve: Identifikoni personat përdorues të…

Viti 2024 ka nisur vrullshëm sa i përket aksidenteve rrugore. Aq sa mesatarisht çdo ditë janë regjistruar minimalisht 10 të tillë.

Shpesh këto aksidente kanë përfunduar me humbje jete dhe dëme të mëdha materiale, ndërsa kërkohet kujdes maksimal gjatë drejtimit të makinës.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u bën apel autoriteteve të mundësohet identifikimi i personave përdorues të alkoolit dhe substancave narkotike me qëllim kufizimin e lejes së drejtimit.

LEXO EDHE: Dy të vdekur dhe shtatë të plagosur në dy aksidente

PSE DUHET TË JEMI TË SIGURUAR GJATË GJITHË KOHËS

Një aksident, veç pasojave materiale apo fizike, ka edhe me kosto të larta financiare për përgjegjësin e aksidentit, gjë që e thellon edhe më shumë ngjarjen. Ndaj vazhdimisht kemi apeluar tek qytetarët që të bëjnë kujdes me qarkullimin në rrugë, duke respektuar normat e qarkullimit, duke vendosur rripin e sigurimit por në të njëjtën kohë të marrin masa për t’i paraprirë çdo rreziku potencial, duke kryer sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta.

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta, TPL, na mbron duke ofruar garanci dhe pagesë financiare për çdo dëm që me mjetin tonë i shkaktojmë palëve të treta.

Kompanitë e Sigurimit nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndihmojnë drejtuesin e automjetit shkaktar të dëmit të heqë këtë përgjegjësi nga vetja, duke i marrë përsipër mbulimin e dëmit të shkaktuar.

Në të kundërt, automatikisht shkaktari paguan nga xhepi çdo dëm që shkakton tek të tretët, që mund të jetë edhe qindra milionë lekë.

Limitet e dëmshpërblimit që mbulon Sigurimi TPL:

Për dëme pasurore, me pasojë vdekjen, dëmtime shëndetësore dhe përkeqësime të shëndetit, të shkaktuara nga një aksident ose seri aksidentesh të ardhura nga një ngjarje sigurimi:

  • për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot 150 000 000 lekë;
  • për mjete, që transportojnë lëndë të rrezikshme 200 000 000 lekë;
  • për mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara 50 000 000 lekë;

Për dëme jopasurore, të shkaktuara nga një aksident ose seri aksidentesh, të ardhura nga një ngjarje sigurimi, si më poshtë:

  • dëmi moral dhe ekzistencial, nga vdekja apo paaftësia, e pjesshme e përhershme 1,000,000 lekë;
  • dëmi moral dhe ekzistencial, nga dëmtime të tjera 500 000 lekë;
  • dëmi moral, nga paaftësia totale, e përhershme 2 000 000 lekë;
  • dëmi ekzistencial, nga paaftësia totale e përhershme 1 500 000 lekë;
  • dëmi biologjik nga vdekja apo paaftësia totale e përhershme 1 000 000 lekë;
  • kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në një ngjarje të sigurimit, 20 000 000 lekë;

Për dëme, të lidhura me dëmtimin apo shkatërrimin e pronës, nga një ngjarje:

  • për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot 15 000 000 lekë;
  • për mjete, që transportojnë lëndë të rrezikshme 20 000 000 lekë;
  • për mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara 10 000 000 lekë.

Kujdes! Mos dilni në rrugë nëse automjeti juaj nuk ka siguracionin e nevojshëm pasi pasojat finanaciare mund të jenë tepër të larta dhe mund të çojnë në rrënim ekonomik për gjithësecilin.

LEXO EDHE: Shqipëria me makinat më të vjetra/ Ekspertët: Shkak dhe për aksidente

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat