18.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Makina futet brenda në lokal, 7 të plagosur

VIDEO/ Makina futet brenda në lokal, 7 të plagosur

Një aksident është regjistruar në një kafene në Itali, në qytetin e Torinos, ku një makinë përplaset me dërën e lokalit dhe përfundon duke marrë para disa klientë.

Në videot e sigurisë të cilat jane publikuar nga mediat italiane, duket makina e cila ka humbur kontrollin dhe thyen derën e kafenesë, duke marrë para disa klientë të cilët ndodheshin pranë daljes.

Ngjarja ndodhi teksa klientët po shijonin mëngjesin e tyre brenda kafenesë.

Shtatë persona janë dërguar në spital me lëndime të lehta, ndërsa fatmirësisht nuk ka raportime për viktima.

Sipas mediave lokale, matësi i shpejtësisë në makinë në momentin e përplasjes u bllokua në 115 km/h.

“Mund të ishte një tragjedi e vërtetë, të paktën 10 njerëz mund të kishin vdekur”, ka thënë për mediat vajza e pronares së kafenesë. Ndërsa policia po heton ende rrethanat e aksidentit.

LEXO EDHE: Kujdes! Mospajisja me siguracionin TPL shkak për konflikte personale, gjoba dhe zhytje në borxhe

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat