23.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVetëm dje 6 aksidente në aksin Prrenjas-Pogradec, denoncimi i fortë: Hidhet vaj...

Vetëm dje 6 aksidente në aksin Prrenjas-Pogradec, denoncimi i fortë: Hidhet vaj në rrugë

E marta e kësaj jave shënoi 6 akisdente rrugore në aksin Prrenjas-Pogradec.

Aksidenti me fatal ndodhi në Qafë Thanë, ku një drejtues kamioni humbi kontrollin e mjetit dhe goditi një automjet ku udhëtonin një çift turistësh, duke i marrë jetën një shtetaseje gjermane e duke plagosur rëndë bashkëshortin e saj amerikan.

Banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve shprehen se ky aks është tepër i rrezikshëm.

Ata tregojnë se shkaktarë të aksidenteve janë vetë qytetarët, të cilët hedhin naftë ose vaj automjetesh në rrugë.

Duket pak absurde, por këtë gje e pranojnë vetë drejtuesit e automjeteve që përshkojnë këtë aks.

Kjo rrugë ka vështirësi në çdo moment. Me e keqja është se këtu hedhin naftë a vaj. Me ka ndodhur jo njëherë por shumë herë të perdridhem, vështirësitë dhe aksidentet janë këtu, edhe me jetë njerëzish. Kur bëhen aksidente vijnë kontrollet këtu”, tha për Euroneës një drejtues mjeti.

Shumë vështirë është, me kthesa shumë, gropa. Vaj me ka qëlluar në Librazhd para 3-4 ditëve dhe reshkita, për pak u godita me tjetrin. Në Qafë Thanë jo, vetëm me kthesat e Librazhdit. Nuk e di çfarë i hedhin asfaltit naftë a çfarë hedhin por duhet edhe kujdes”, tha drejtuesi i mjetit.

Këtu po ra një vesim bëhen aksidente, sidomos këtu në Qafë Thanë. Edhe maunja nga lagështira u bë. Nuk është njerëzore se vriten njerëz por nuk besoj. Ndodhin shumë aksidente këtu unë qëllova vet në moment por nuk pati ndihmën e duhur nga urgjenca”, tha një tjetër drejtues.

Policia e Elbasanit mohon hedhjen e vajit në rrugë por jashtë kamerave dy drejtues kamioni pohojnë se kanë parë persona të caktuar që kanë hedhur vaj në rrugë.

LEXO EDHE: Aksidentet rrugore, kostot dhe “sekserët”/ Si duhet te sillemi në rast aksidenti automobilistik?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat