13.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetReshje të dendura shiu, breshër dhe stuhi ere/ Moti i keq mbërthen...

Reshje të dendura shiu, breshër dhe stuhi ere/ Moti i keq mbërthen Shqipërinë, sa të përgatitur jemi?

Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq, me reshje të dendura shiu, breshëri dhe stuhi ere duke shkaktuar probleme në shumë zona.

Shirat me intensitet të lartë, kryesisht në ultësirën perëndimore, kanë krijuar probleme ndërsa në zonat malore, verilindore dhe juglindore, pritet të ketë reshje të dendura dëbore.

Probleme janë shfaqur edhe në Tiranë dhe Durrës ku reshjet e dendura të shiut dhe breshërit, janë shoqëruar me erëra të forta.

Edhe sipas studimeve ndërkombëtare, Shqipëria renditet mes vendeve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore në botë.

Por këto fenomene natyrore  kanë ndikim të madh në ekonominë e vendeve.

Shqipërisë, ndër vite, i është dashur të paguajë një faturë të lartë për shkak të dëmeve që kanë krijuar fatkeqësitë, të tilla si tërmetet, përmbytjet dhe zjarret etj.

LEXO EDHE: Rizgjimi i tërmeteve në vend/ Ponari: Siguroni çfarë keni ndërtuar me shumë mund

Në një studim të fundit që ka bërë Qendra Europiane për Çështje të Sigurisë tregon se humbjet ekonomike të shkaktuara nga këto fatkeqësi midis viteve 1974-2019, janë llogaritur mesatarisht në 9.5 miliardë lekë në vit.

Shqipëria kërcënohet nga rreziqe të ndryshme natyrore, duke përfshirë ndër të tjera përmbytjet, thatësirat, reshjet e dendura të shiut dhe borës, stuhitë e erës, valët e të nxehtit, rrëshqitjet e tokës, ortekët dhe zjarret në pyje.

Nga viti 1852 deri në vitin 2021 në Shqipëri kanë ndodhur rreth 4000 raste fatkeqësish.

Kërcënimi i rreziqeve nga përmbytjet në Shqipëri është i lartë, ku mesatarisht ndodh një ngjarje e tillë çdo gjashtë vjet. Gjatë 33 viteve të fundit, humbjet ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet vlerësohen në 2,3 miliardë dollarë.

Por sa të përgatitur jemi për të përballuar fenomene të tilla që nuk janë në dorën tonë? A i kemi të siguruara apartamentet, shtëpitë, bizneset, fermat tona bujqësore apo blegtorale? Po automjetet tona a kanë siguracionin e duhur?

LEXO EDHENuk ka ndërgjegjësim/ Sigurimet e Pronës modeste në 2022, vetëm 17 mln $

Sigurimi i Pronës

SIGAL UNIQA ofron këtë sigurim për pasuritë e paluajtshme (banesat, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik, lëndë e parë, mallra).

Çfarë rreziqesh mbulohen?

Kompania e sigurimit ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e:

Zjarrit,

Tërmetit,

Përmbytjes,

Stuhisë,

Rrufesë,

Shpërthimit,

Përplasjes ose rënies së një avioni, pjesëve ose ngarkesës së tij.

Çmimi? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

LEXO EDHE: Një ‘kamerdare’ shpëtimi/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA, partneri ideal i shqiptarëve për Sigurimin e Pronës

Cili siguracion mbron makinën time nga fatkeqësitë natyrore?

Automjetet janë shumë të rëndësishme për përditshmërinë tonë. Ndaj secili duhet ta ketë të siguruar atë. Por jo të gjitha siguracionet janë njësoj.

Nëse jeni duke kërkuar sigurimin e duhur për makinën tuaj, i cili t’ju mbroj financiarisht edhe nga dukuritë natyrore, zgjidhni Siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria.

Mbulimet:

  • Dëmtime Aksidentale

Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.

  • Thyerja e xhamave

Plasaritja/thërmimi i xhamave të përparme, të pasëm, anësore, të tavaneve të lëvizshëm si dhe xhamave të fenereve, shkaktuar nga goditja e një objekti të lëvizshëm

  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion

Zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar. Rrufeja mbi mjetin motorik.

  • Katastrofat Natyrore

Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, renia e objekteve te ndryshme si pasoje e katastrofave natyrore.

  • Vjedhja ose vjedhja e pjesshme

Vjedhja totale e mjetit dhe vjedhja e aksesorëve ose elementeve të përfshirë në katalogun e prodhimit, përjashtohen pasqyrat, gomat, disqet.

  • Dëmtim në parkim nga mjet tjetër

Dëmtime nga një mjet i lëvizshëm i paidentifikuar

  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

Dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.

LEXO EDHEDëborë dhe ulje temperaturash/ KASKO dhe “AutoSOS”, mbrojtje maksimale për makinën tuaj gjatë dimrit

Mos bëni kompromis me ato që keni ndërtuar me shumë mund dhe djersë. Sigurojini!

Për më shumë informacione, shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail[email protected]

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat