10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjë ‘kamerdare’ shpëtimi/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA, partneri ideal i shqiptarëve...

Një ‘kamerdare’ shpëtimi/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA, partneri ideal i shqiptarëve për Sigurimin e Pronës

Të jesh më shumë se një kompani Sigurimi, e cila nuk ka në fokus kryesor vetëm shitjen e policave por ofrimin e shërbimit më të mirë dhe dëmshpërblimin në kohë të çdo dëmi që mund të pësojë klienti.

Kështu ndodh edhe me SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, e cila vijon të udhëheqë tregun Sigurimit të Pasurisë dhe Garancive në Shqipëri.

Sipas raportit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-nëntor 2022, në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive siguruan mbi 3,063 milionë lekë të ardhura në total ku vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 65.58%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.00% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, thekson AMF, vihet re një rritje prej 5.44% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.73% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-nëntor 2021.

Dhe nëse flasim për kompani konkrete, SIGAL UNIQA vijon të ketë rolin e lidershipit duke zënë 47% të tregut dhe me një rritje prej 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

LEXO EDHE: SIGAL UNIQA e mbyll vitin në krye, lidere e sigurimeve të Jo-Jetës/ Më e besuara dhe ajo që dëmshpërblen më shumë

PSE KY BESIM GJITHMONË NË RRITJE I SHQIPTARËVE NDAJ SIGAL?

Misioni i një kompanie sigurimesh të paguajë dëmet.

SIGAL UNIQA, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është “UNIQA Insurance Group”, kompani e themeluar në vitin 1811, nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka.

Në mbi 23 vite të ekzistencës së saj në treg, SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar çdo dëm në fusha të ndryshme, shëndetësore, dëme për banesat, për bizneset, për automjetet etj, konform kontratave në fuqi.

Një seriozitet i tillë i SIGAL në pagimin e dëmeve do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive, të dhjetëra pronave dhe biznesve, fakt ky që vërtetohet nga dëmet e paguara pas tërmeteve të vitit 2019, rikthimit në gjendjen e mëparshme të Teatrit “Skampa” në Elbasan dhe Kinema “Millenium” në Korçë dhe qindra shembujve në të gjithë Shqipërinë.

LEXO EDHE: 60 vjet Teatri “Skampa” në Elbasan/ Si u dogj dhe si u rindërtua falë sigurimit në SIGAL UNIQA

Ndaj, jo rastësisht, SIGAL UNIQA Group Austria numëron mbi 1 milion klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por, përveç shërbimeve unike, shërbimit profesional dhe pagesave në kohë të dëmeve, SIGAL UNIQA ka sjellë për klientët e saj qasje novatore.

Tashmë kompania më e madhe e sigurimeve ju mundëson blerjen online të Sigurimit të Shtëpisë, pa qenë nevoja të paraqiteni në një prej zyrave të kompanisë.

Hyni nga celulari apo laptopi në www.sigal.com.al  dhe në pak minuta Siguracioni i Shtëpisë vjen menjëherë tek ju.

LEXO EDHENuk po vendosni dot për dhuratën e fundvitit? Sigurimi i Shtëpisë, ajo për çfarë ka nevoja familja

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat