21.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDëborë dhe ulje temperaturash/ KASKO dhe "AutoSOS", mbrojtje maksimale për makinën tuaj...

Dëborë dhe ulje temperaturash/ KASKO dhe “AutoSOS”, mbrojtje maksimale për makinën tuaj gjatë dimrit

Vendi që në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga vranësira të shumta të cilat kanë sjellë reshje të pakta shiu në zonat veri-perëndimore dhe zonat qëndrore.

Duke filluar nga orët e mesditës do të kemi dendësim të vranësirave që do të krijojnë mundësira për reshje në të gjithë territorin ku në ultësirën perëndimore herë pas herë do të kemi reshje afatshkurtra të shiut.

Në zonat malore në orët e mbrëmjes do të ketë edhe shfaqje e flokëve të dëborës në 1300 metra nga niveli i detit.

Por në situata të tilla, një merak i shqiptarëve është edhe makina.

Ngricat në rrugë dhe besimi i tepërt në aftësitë e drejtimit gjatë stinës së dimrit mund të kontribuojnë në aksidente automobilistike, të cilat pasohen edhe me dëme.

Për t’ju ofruar mbrojtje gjatë gjithë kohës, jeni apo nuk jeni ju fajtor, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria ofron SIGURACIONIN KASKO, i cili siguron automjetin tuaj nga çdo fatkeqësi e paparashikuar.

LEXO EDHE: Keni Siguracion Kasko dhe jeni përfshirë në aksident, si duhet të veproni për tu dëmshpërblyer nga kompania e sigurimit?

Mbulimet:

  • Dëmtime Aksidentale

Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.

  • Thyerja e xhamave

Plasaritja/thërmimi i xhamave të përparme, të pasëm, anësore, të tavaneve të lëvizshëm si dhe xhamave të fenereve, shkaktuar nga goditja e një objekti të lëvizshëm

  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion

Zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar. Rrufeja mbi mjetin motorik.

  • Katastrofat Natyrore

Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, renia e objekteve te ndryshme si pasoje e katastrofave natyrore.

  • Vjedhja ose vjedhja e pjesshme

Vjedhja totale e mjetit dhe vjedhja e aksesorëve ose elementeve të përfshirë në katalogun e prodhimit, përjashtohen pasqyrat, gomat, disqet.

  • Dëmtim në parkim nga mjet tjetër

Dëmtime nga një mjet i lëvizshëm i paidentifikuar

  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

Dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.

KASKO edhe me mbulim jashtë territorit të Shqipërisë:

Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, të gjitha mbulimet e zgjedhura më sipër do të jenë të vlefshme si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Këtu përfshihen vendet anëtare të Bashkimit Europë si dhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Mal i Zi, Serbia, Turqia, etj.

Merr Siguracionin KASKO nëse doni që makina juaj të jetë e sigurt në çdo situatë të papritur. 

Për të ofruar shërbim dhe mbrojtje sa më të mirë për automjetin tuaj, SIGAL UNIQA nuk ofron vetëm Siguracionin KASKO.

Kompania më e madhe e sigurimeve solli për herë të parë në Shqipëri edhe Asistencën Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Pasi e testoi me sukses në rajon dhe Europë, falë bashkëpunimit me “EuropAssistance”, kompania lider në botë në fushën e asistencës rrugore, “SIGAL UNIQA AutoSOS” nga ky muaj vjen me mbulime edhe territorin shqiptar.

Çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

  • Qendër Kontakti në Shqip, 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
  • Shërbim karroatreci
  • Riparim në vend
  • Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  • Parkim
  • Akomodimi në hotel
  • Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit

LEXO EDHE: Më mirë të udhëtosh pa shqetësime/ Rasti i të riut në Greqi, si i erdhi në ndihmë “SIGAL UNIQA Autosos”

Për më shumë informacion, shkruani në:

WhatsApp: 068 60 62 829

e-mail[email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat